Për një shoqëri të pavarur financiarisht: Akademia e Edukimit Financiar, një nismë nga Junida Katroshi  - Business Magazine Albania

Për një shoqëri të pavarur financiarisht: Akademia e Edukimit Financiar, një nismë nga Junida Katroshi 

Junida Katrushi

Punët e mira bëhen gjithmonë bashkë! Me këtë qasje, Junida ka bërë bashkë disa aktorë, organizata, ekspertë, njerëz të apasionuar dhe të gatshëm për të shërbyer në komunitet për të krijuar ‘një gur të parë’ për të bërë më të mirën në përmirësimin e aftësive financiare të individëve. Akademia do të jetë pjesë e kontributit që shumë institucione të tjera, apo organizata japin në vend për ndërtimin e një kulture financiare më të shëndetshme dhe të përgjegjshme. 

Akademia e Edukimit Financiar është një nismë e re dhe ambicioze që synon të fuqizojë individët përmes njohurive financiare, me fokus të veçantë te të rinjtë dhe grupet e margjinalizuara. E frymëzuar nga nevoja për ndërgjegjësim dhe aftësi financiare në një botë gjithnjë e më komplekse, kjo akademi synon të përçojë njohuri praktike mbi menaxhimin e financave personale dhe investimet. Në këtë intervistë me ne, Junida Katroshi ndan vizionin e saj për edukimin financiar si një mjet për zhvillimin ekonomik dhe përfshirjen financiare.

Çfarë ju inspiroi të nisni Akademinë e Edukimit Financiar dhe si përputhet kjo nismë me vlerat tuaja personale dhe qëllimet afatgjata?

Nisja e një Akademie të Edukimit Financiar ishte një objektiv që e kisha prej kohësh dhe është frymëzuar nga pasioni im për financat dhe dëshira për të promovuar edukimin financiar në mënyrë të gjerë. Një vlerë, të cilën e ndaj prej kohësh me të gjithë që më rrethojnë është fuqizimi i individëve përmes njohurive. Të ndihmoj njerëzit të marrin vendime më të mira financiare dhe të ndërtojnë një të ardhme më të qëndrueshme ekonomikisht. 

Ky artikull është publikuar në numrin 36 të revistës Businessmag

Abonohu për të lexuar artikullin!

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0