Je më elastik se shumica e njerëzve? Bëji vetes këto 7 pyetje - Business Magazine Albania

Je më elastik se shumica e njerëzve? Bëji vetes këto 7 pyetje

vajze

Të gjithë përballen me një numër në rritje pengesash, shpërqëndrimesh dhe sfidash në botën gjithnjë e më kaotike. Kjo është arsyeja pse është nevoja për qëndrueshmëri më shumë se kurrë. Rezistenca është një nga gjashtë ”muskujt mendorë” që përbëjnë forcën mendore, ose aftësinë për të rregulluar në mënyrë produktive emocionet, mendimet dhe sjelljet. Është thelbësore për sukses, por e vështirë për t’u kultivuar.

Lajmi i mirë është se, çdokush mund të ndërtojë zakone për elasticitet dhe qëndrueshmëri më të madhe. Një pjesë e hulumtimeve mbi forcën mendore përfshijnë zhvillimin e një vetëvlerësimi që lejon të vlerësohet fakti se ku jeni, kur bëhet fjalë për secilin nga gjashtë muskujt dhe të kuptoni se çfarë mund të bëni për të ngritur nivelin. Këtu është një mini-vlerësim i fokusuar te qëndrueshmëria: Nëse mund t’u përgjigjeni “gjithmonë” këtyre shtatë pyetjeve, ju jeni tashmë më elastik se shumica.

1. A e balanconi realitetin me shpresën edhe në fatkeqësi?

Udhëheqësit më elastikë, ndajnë të gjithë një superfuqi: aftësinë për të balancuar realitetin dhe shpresën. Menaxherët që komunikojnë vetëm realitetin e një situate të pafavorshme kanë tendencën të jenë tepër dëshpërues. E kundërta ndodh me ata që kanë komunikuar vetëm optimizëm. Menaxherët më të mirë janë ata që janë realistë për rrethanat në fjalë, por veprojnë me një nuancë shprese.

2. A e shihni fatkeqësinë si një mundësi dhe jo një kërcënim?

Nëse pengesat shikohen si një kërcënim, për qëllimet, identitetin ose reputacionin, atëherë përqëndrimi do të shkojë për gjërat dhe mendimet e gabuara. Ankthi shpesh ushqehet vetë, duke e bërë edhe më të vështirë rrugën për të dalë nga një situatë e tillë. Por, nëse pengesa shikohet si një sfidë që teston aftësitë në një mënyrë të mirë dhe si një mundësi për të eksploruar, mësuar, rritur ose arritur më shumë nga sa është menduar të jetë e mundur, është në mënyrë dramatike më produktive.

3. A jeni fleksibël kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemeve?

Rezistenca kërkon aftësi për zgjidhjen e problemeve. Por, një qasje e ngurtë për zgjidhjen e problemeve nxit zhgënjimin, jo guximin. Një mentalitet fleksibël është i domosdoshëm.

Nevojiten tre lloje specifike fleksibiliteti:

  • Fleksibilitet intelektual, që do të thotë të mbash një mendje të hapur, të konsiderosh zgjidhjet “jashtë kutisë” dhe të jesh i hapur për të sfiduar supozimet
  • Fleksibilitet emocional, që do të thotë të mos lidheni shumë me një zgjidhje të mundshme, ose t’i lini emocionet tuaja t’ju shtyjnë të merrni vendime të nxituara
  • Fleksibilitet i disponueshëm, që do të thotë të argëtoheni me procesin e zgjidhjes së problemeve duke improvizuar dhe eksperimentuar sipas nevojës

4. Kur përballeni me një pengesë, a fokusoheni në atë që keni ende kundrejt asaj që keni humbur?

Fatkeqësitë shpesh të tjerët të bëjnë të ndihesh sikur ke humbur diçka, si kohë, para, mbështetje, ose besim. Por, njerëzit shumë elastikë përqendrohen në atë për të cilën duhet të jenë ende mirënjohës kur lindin pengesa. Përqëndrimi në punën për atë që zotëron përkundrejt ankesave për atë që nuk është, mund të bëj atë që duhet bërë në vend që të ngecni duke u mërzitur për atë që keni humbur dhe çfarë tjetër mund të shkojë keq.

5. A e shmangni ngecjen duke menduar: ‘Nuk është e drejtë’?

Fiksimi se sa të padrejta janë rrethanat mund t’ju paralizojë, duke ju lënë vetëm aftësinë për zemërim, jo ​​veprim. Mendimi  “nuk është e drejtë” mund të çojë në një mentalitet viktime, e cila gërryen elasticitetin. Ju mësoni të besoni se jeni të pafuqishëm, por nuk jeni.

Njerëzit elastik nuk mendojnë, “Pse unë?”. Ata mendojnë: “Pse jo unë?” , si: “Pse nuk mund të jem unë ai që ngrihet me guxim mbi këto rrethana?”

Lexo edhe: OpenAI lançon ndërfaqen e re ChatGPT ‘Canvas’ të përshtatur për projektet e shkrimit dhe kodimit

Zotëroni pjesën tuaj në rrethanat në të cilat jeni, angazhohuni të mësoni dhe të rriteni prej saj dhe jini të gatshëm të ndryshoni situatën në vend që thjesht të dëshironi që ajo të ndryshojë.

6. A shmangni ekzagjerimin se sa e dhimbshme është në të vërtetë një pengesë? 

“Katastrofizimi” e transformon shqetësimin në kaos. Të bën të humbasësh fokusin, shtrembëron situatën në vend që ta qetësojë atë. Rezistenca vjen nga të qenit realist për ndikimin e vërtetë të rrethanave pa minimizuar, ose ekzagjeruar. Do të thotë të ndash çdo efekt vërtet negativ, në mënyrë që të mos ketë pengesa  në pjesë të tjera të punës ose jetës suaj.

7. A jeni të dhembshur me veten kur bëni gabime?

Të qëndrosh elastik është mjaft e vështirë. Pse ta bëni më të vështirë duke rrahur veten kur pengoheni?  Kur godet fatkeqësia, kushtojini vëmendje asaj që ndjeni për veten tuaj. Në vend që të gjykoni veten, emërtoni emocionin. Për shembull: “Ndihem si një dështim tani.”

Kur e emërtoni, ndjesia fillon të humbasë kontrollin mbi ju dhe bëhet diçka specifike që mund t’i drejtoheni. Është diçka që po e përjeton, jo kush je. Ndiheni si një dështim. Kjo nuk do të thotë që ju jeni një dështim.

Jini të sjellshëm me veten tuaj. Flisni me veten si një mik në nevojë. Dhe mbani mend se ju jeni më i madh se çdo gabim.

cnbc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0