Njihuni me 2 folësit e dytë të AllWeb! - Business Magazine Albania

Njihuni me 2 folësit e dytë të AllWeb!

Njihuni me 2 folësit e dytë të AllWeb!

AllWeb po afron me ritme të shpejta, dhe dy nga folësit që pritet të sjellin një frymë të re në konferencë janë Sirous Kavehercy dhe Lara Acosta. Me përvoja unike dhe perspektiva të freskëta në fushën e komunikimit, inteligjencës artificiale dhe brandimit personal, këta dy profesionistë ofrojnë njohuri që çdo pjesëmarrës do të dëshirojë të marrë me vete.

Sirous Kavehercy: Frymëzim nga përvoja e një pioneri në teknologji

A keni menduar ndonjëherë si dukeshin ditët e para të internetit? Sirous Kavehercy, një nga emrat më të spikatur në inovacion dhe botën digjitale, ka qenë aty që nga fillimi. Që në vitet ’80, Sirous mësoi programim kur interneti ishte ende një koncept i largët, dhe sot është një nga ekspertët më me përvojë në botë në fushën e Inteligjencës Artificiale dhe komunikimit global. Në AllWeb 2024, Sirous do të na tregojë se si AI po ndryshon mënyrën se si udhëheqim dhe komunikojmë në botën diGJitale. Ai do të ndajë përvoja të vërteta nga karriera e tij ndërkombëtare, duke na dhënë një vizion të qartë të së ardhmes dixhitale. Me një histori të pasur dhe rrëfime personale, prezantimi i tij do të jetë një udhëtim që nuk duhet humbur.

Përfitoni nga oferta Super Early Bird për të marrë biletën tuaj online me një çmim të reduktuar!

Lara Acosta: Krijuesja e markës tuaj personale në platformën nr. 1 për profesionistët

Nëse ndërtimi i një marke personale ju ka intriguar ndonjëherë, atëherë Lara Acosta është personi që duhet të dëgjoni. Konsideruar si krijuesja e përmbajtjes #1 në LinkedIn për vitin 2023, Lara është e njohur për strategjitë e saj praktike dhe të thjeshta për të ndërtuar një prani të fuqishme online. Ajo filloi karrierën e saj ndërsa ende studionte për master, duke themeluar LA Digital, një agjenci që ndihmon sipërmarrësit të ndërtojnë markën e tyre personale. Sot, ajo ndihmon mijëra njerëz të shfrytëzojnë fuqinë e LinkedIn-it për të rritur ndikimin e tyre profesional dhe për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme. Në AllWeb, Lara do të ofrojë teknika të provuara për ndërtimin e markës personale dhe se si mund të shkëlqeni në LinkedIn. Me strategjinë e saj “No fluff, just stuff”, Lara premton të ndajë vetëm ato metoda që funksionojnë me të vërtetë dhe që mund t’i implementoni menjëherë.

Përfitoni nga oferta Super Early Bird për të marrë biletën tuaj online me një çmim të reduktuar!


Lexo edhe:Përqafo të ardhmen: Zbulo fuqinë e AI në AllWeb Tirana!

Me folës si Sirous Kavehercy dhe Lara Acosta, AllWeb ofron një kombinim unik të njohurive teknologjike dhe ekspertizës së branding-ut personal. Kjo konferencë nuk është vetëm për ata që ndjekin trendet e fundit në teknologji dhe komunikim, por edhe për profesionistët që duan të kuptojnë se si mund të formojnë të ardhmen e tyre në një botë gjithnjë e më digjitale.

Nëse doni të dini sesi inteligjenca artificiale po transformon lidershipin ose si mund të ndërtoni një markë personale që shkelqen në LinkedIn, AllWeb është vendi ku duhet të jeni. Përgatituni për një eksperiencë unike dhe frymëzuese që do t’ju lërë me njohuri të reja dhe energji për të përqafuar të ardhmen.

Përfitoni nga oferta Super Early Bird për të marrë biletën tuaj online me një çmim të reduktuar!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0