Rreth 54% e prindërve të anketuar nuk kanë një përgjigje të menjëhershme për pyetjet e fëmijëve të tyre, dhe 44% kanë pranuar se shpikin përgjigje në moment, sipas një ankete të kryer nga Amazon Alexa, e bërë publike të hënën.
Anketa e realizuar nga firma e kërkimit të tregut Kantar, që përfshiu më shumë se 750 prindër në gjashtë qytete të ndryshme, zbuloi se 52% e të anketuarve kërkojnë dhe përgjigjen menjëherë me saktësi.
“Anketa tregon se rreth 54% e prindërve të anketuar shpesh ndihen se nuk kanë përgjigje të menjëhershme për pyetjet e fëmijëve. Gjithashtu, tregohet se 52 % e të anketuarve kërkojnë dhe përgjigjen menjëherë me saktësi nëse nuk e dinë përgjigjen. Një gjë interesante është se 44% e prindërve të anketuar kanë pranuar se shpikin përgjigje në moment,” thuhet në anketë.
Lexo edhe:Zbulohet diamanti i dytë më i madh në botë
Sipas anketës, mbi 90% e prindërve pajtohen që inkurajojnë fëmijët e tyre të bëjnë më shumë pyetje për t’i ndihmuar ata të rriten dhe të mësojnë gjëra të reja, dhe pothuajse 92% e prindërve pajtohen se mësojnë gjëra të reja gjatë këtij procesi të përgjigjes ndaj pyetjeve të fëmijëve të tyre.
Sipas raportit, 63% e prindërve kanë zbuluar se fëmijët e tyre bëhen më kuriozë dhe bëjnë më shumë pyetje kur shikojnë televizor, 57 % ndihen se fëmijët janë më kuriozë kur udhëtojnë, 56% gjatë studimit, 55% gjatë aktiviteteve në natyrë, 52% kur shikojnë përmbajtje në pajisje portative, dhe 50% i gjejnë kuriozë ndërsa dëgjojnë bisedat mes të rriturve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto