Fuqizimi i rrjetit të One Albania: Investime të shtuara për sezonin veror, përgatitemi për 5G - Business Magazine Albania

Fuqizimi i rrjetit të One Albania: Investime të shtuara për sezonin veror, përgatitemi për 5G

Fuqizimi i rrjetit të One Albania: Investime të shtuara për sezonin veror, përgatitemi për 5G

Larmishmëria e aktiviteteve gjatë sezonit të nxehtë të verës, si dhe turistët e shumtë që vizitojnë vendin tonë kanë shtuar nevojën për të pasur një rrjet cilësor dhe të besueshëm. Bazuar në matjet e fundit të kryera në rrjet, lideri i telekomunikacionit në Shqipëri, One Albania është mëse i përgatitur për t’u përballur me këtë periudhë të ngarkuar, nxitur nga rritja e përdoruesve vendas, por edhe nga numri rekord i turistëve ndërkombëtarë.

Shtimi i përdoruesve vendas dhe numrat e përdorur nga vizitorët e huaj

Suksesi turistik që Shqipëria është duke përjetuar vitet e fundit është reflektuar padyshim edhe në rritjen e përdoruesve të rrjetit One. Mjafton një krahasim i muajit korrik me atë të një viti më parë për të evidentuar një rritje prej 40% në trafikun e të dhënave.

Kemi konstatuar një rritje të konsiderueshme në përdorimin e të dhënave, duke pasqyruar kështu besimin dhe mbështetjen që klientët kanë në rrjetin tonë, gjatë periudhës më të ngarkuar të vitit. Mbi 95,000 vizitorë i janë bashkuar rrjetit One Albania vetëm në dy javët e fundit. Ekipi ynë ka punuar intensivisht për të siguruar që rrjeti One jo vetëm të përmbushë, por edhe të tejkalojë pritshmëritë e përdoruesve vendas, si dhe të vizitorëve ndërkombëtarë.”- tha Ilir Duka, Drejtor i Grupit të Teknologjisë në One Albania.

Lexo edhe:One Albania mbulon me shërbim tunelin e Llogarasë – Komunikim i pandërprerë gjatë gjithë segmentit

Përmirësimet strategjike të rrjetit dhe rruga drejt 5G-së

Për të përballuar këtë rritje të shpejtë të përdoruesve si dhe të trafikut të të dhënave, One Albania ka zgjeruar mbulimin me rrjet në mënyrë strategjike. Përveç sigurimit të mbulimit gjithëpërfshirës brenda tunelit të Llogarasë, kompania ka rritur ndjeshëm kapacitetin e rrjetit në të gjithë destinacionet e njohura bregdetare, për të ofruar lidhje pa probleme në çdo cep të Shqipërisë.

Paralelisht me përmirësimet e rrjetit celular dhe përgatitjes së infrastrukturës për vendosjen e teknologjisë 5G, e cila do të mundësojë rritje të shpejtësisë së të dhënave deri në 2.5 Gbps për përdorues, One Albania ka bërë hapa të rëndësishme edhe në modernizimin e infrastrukturës së rrjetit fiks. Mbulimi Fiber to the Home (FTTH) është zgjeruar, duke shtuar 30,000 familje vetëm në vitin 2024.

Gjithashtu, prej kohësh One Albania ka nisur procesin e zëvendësimit të linjave të fibrave të vjetruara të bakrit, duke i zëvendësuar ato me lidhje fibrash me shpejtësi të lartë. Deri më tani në vitin 2024, janë hequr rreth 35,000 linja bakri, duke dhënë një ndihmesë në transformimin digjital të vendit.

Këto janë vetëm disa nga arritjet e fundit të One Albania për të përmirësuar jo vetëm shërbimin aktual të përdoruesit, por gjithashtu të hedhë edhe bazat për inovacionet e ardhshme. Ndërsa sezoni i verës vazhdon, One Albania mbetet e fokusuar në ruajtjen e standardeve të larta të shërbimit, duke siguruar që çdo klient, qoftë vendas apo ndërkombëtar, të ketë përvojën më të mirë me rrjetin One.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0