One Albania mbulon me shërbim tunelin e Llogarasë - Komunikim i pandërprerë gjatë gjithë segmentit - Business Magazine Albania

One Albania mbulon me shërbim tunelin e Llogarasë – Komunikim i pandërprerë gjatë gjithë segmentit

One Albania mbulon me shërbim tunelin e Llogarasë - Komunikim i pandërprerë gjatë gjithë segmentit

Teksa udhëtarët përshkuan sot tunelin më të gjatë në Shqipëri, ata qëndruan të lidhur me rrjetin më cilësor dhe modern në vend, falë teknologjisë së mbulimit implementuar për herë të parë në Shqipëri.

Inagurimi i hapjes së tunelit të Llogarasë në afërsi të Vlorës shënon një moment shumë të rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës në Shqipëri.  Investimi do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta, duke shtuar lehtësi dhe efikasitet përgjatë këtij segmenti.

Lexo edhe:One eSim/ One Albania prezanton gjeneratën e ardhshme të teknologjisë së kartave SIM

One Albania dëshmoi sot me krenari një aspekt tjetër të progresit, epërsinë e rrjetit mobile, të gatshëm edhe për teknologjinë 5 G.

Tunelet shpesh paraqesin sfida për rrjetet e telekomunikacionit, por rrjeti mobile i One Albania i certifikuar si më i miri në Shqipëri, nga Omnitele, siguron lidhje të pandërprerë në të gjithë segmentin e tunelit të Llogarasë, me një teknologji mbulimi të implementuar për herë të parë në Shqipëri. 

Jemi shumë të lumtur që në vazhdën e angazhimit tonë për të promovuar dhe mbështetur zhvillimin e turizmit në Shqipëri, sot përmes një infrastrukture unike të implementur për herë të parë në Shqipëri nga One Albania, arritëm të sigurojmë mbulim të pandërprerë në voice dhe data, në një vepër të tillë siç është tuneli. Ne do të vijojmë të alikojmë të njëjtat zgjidhje për mbulim dhe ofrim të lidhjeve në akset e reja dhe tunelet në të gjithë vendin.”- u shpreh Ilir Duka, Drejtor i Grupit të Teknologjisë në One Albania.

Kjo cilësi shërbimi është angazhim i realizuar i kompanisë më të madhe të telekomunikacionit për të ofruar shërbimin më të mirë, në të gjithë vendin.

Rrjeti i One Albania gëzon superioritet, duke përballuar edhe kushte, apo terrene të vështira dhe duke ofruar lidhje të qëndrueshme dhe të shpejtë.

Teksa vijon të udhëtosh nëpër tunelin e Llogarasë, mund të qëndroni të lidhur për të ndarë përvojat tuaja në kohë reale dhe të lundroni në internet,  falë mbulimit të fuqishëm të  rrjetit modern të  One Albania, që i ofron të gjitha në një për ju.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0