Nëse po kërkoni të gjeni paqe në një destinacion bregdetar, mos kërkoni më larg se Shqipëria – vendi më i nxehtë i pushimeve të këtij viti, shkruan Stuart Butler në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “TimeOut”. Vija bregdetare e Shqipërisë shtrihet në Mesdhe – ku do të gjeni qetësi në plazhe, edhe gjatë pikut të sezonit në gusht. Disa nga plazhet e Shqipërisë janë po aq të zënë sa edhe plazhet e tjera të mëdha në Mesdhe – por duke ndjekur rrugën gjarpëruese nëpër ullishte, mund të gjendeni në një liman të veçuar – ku gjurmët e njerëzve janë të rralla. Ne ju rekomandojmë të vizitoni disa nga plazhet më magjepsëse shqiptare:
Plazhet më të mira në Shqipëri
1. Ksamili
Vija bregdetare e fshatit të vogël të Ksamilit rrethohet nga një grumbull limanesh të ndërthurur, ishujsh në miniaturë, pyjesh dhe lagunash që shkëlqejnë në diellin e pasdites.
Të gjitha këto janë para se të futeni në rrënojat e jashtëzakonshme romake të Butrintit.
E gjithë kjo do të thotë se Ksamili i ka të gjitha kushtet për të qenë një fshat perfekt plazhi mesdhetar, por ju kujtojmë se – nuk është më një sekret – dhe pritet të tërheqë gjithnjë e më shumë turistë ndërkombëtarë.
2. Himara
Qyteti bregdetar i Himarës shërben si një bazë për të eksploruar një pjesë intriguese të vijës bregdetare.
Zona në veri ofron burimet më të pasura të rërës dhe kripës.
Disa nga plazhet këtu, si Plazhi i Livadhit, janë me të vërtetë magjepsës dhe plot me shezllone dielli, por ndodhen edhe disa limane të vegjël, si plazhi i Akuariumit.
Lexo edhe:Mexhit Kastrati triumfues në garën e B4Students me aplikacionin Inovativ, Unify
3. Dhërmi
Dhërmiu është një rrip i gjatë bregdetar me rërë dhe guralecë, i cili përfundon në tokat shkëmbore me limane të vegjël.
Gjeni kohë për të eksploruar fshatin në majë të shkëmbit me të njëjtin emër.
Në Dhërmi do të dalloni shtëpi të lyera me gëlqere, rrugë të ngushta dhe lule dekorative rozë “Bougainvillea” mbi mure.
4. Gjipe
Plazhi i vogël me guralecë të bardhë i Gjipesë është gjithçka që shpresonit se mund të ishte vija bregdetare shqiptare.
Arsyeja pse ka mbetur kaq i pacënuar? Ndoshta sepse nevojitet një ecje 45 minuta nga rruga më e afërt.
Do të gjeni gjithashtu një kafene të lezetshme sezonale në plazh dhe një zonë kampingu.
5. Borshi
Plazhi i Borshi është shtatë kilometra i gjatë, dhe në muajin më të populluar të gushtit mund të gjeni një cep të qetë.
Dhe çfarë qoshesh janë këto? Guralecët e vegjël e të bardhë ngjyrë kremi do t’iu çojnë në ujërat e cekëta blu – ndërsa në brendësi të tokës shtrihen qindra pemë ulliri që bëjnë hije.
Për një izolim të plotë, drejtohuni në gjysmën jugore të plazhit, ku njerëzit nuk priren të shkojnë.
6. Gjiri i Dafinës
Gjiri i Dafinës ndodhet në pjesën jugore të gadishullit të Karaburunit.
I mbrojtur si një rezervat natyror, gadishulli ka disa limane shumë të vogla – ndër të cilat Gjiri i Dafinës është padyshim më i miri.
Për të arritur në ndonjë nga plazhet – përgatituni për një shëtitje të gjatë mbi kodrat e mbuluara me pyje pishe me erë të këndshme ose – alternativa më e mirë – bashkohuni në një udhëtim me kajak gjatë natës.
7. Ishulli i Sazanit
Me një histori të errët të Luftës së Ftohtë – gjatë së cilës u përdor si një bazë për nëndetëset dhe një fabrikë sekrete armësh kimike – ishulli i largët dhe i pabanuar i Sazanit është një parajsë në bregdetin shqiptar.
Ishulli, i cili mund të vizitohet vetëm në turne të organizuara me varkë, ofron vende historike dhe disa plazhe absolutisht të pacënuara ku mund të bëni zhytje të mrekullueshme. //a.i./
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.