Puja Creatives, sjell punime me vlera, artistike, kulturore dhe nxit konsumin e vetëdijshëm - Business Magazine Albania

Puja Creatives, sjell punime me vlera, artistike, kulturore dhe nxit konsumin e vetëdijshëm

Çanta

“PUJA CREATIVES” është një sipërmarje që i dedikohet rikonceptimit të tregut të dhuratave dhe suvenireve në Shqipëri. Inspiruar nga vështirësitë personale në gjetjen e produkteve të përshtatshme dhe origjinale, vajzat Arjeta Xhomara dhe Elmira Paloka vendosën të krijojnë një platformë ku krijimi dhe edukimi të jenë në qendër të çdo produkti që ato ofrojnë. Produkti, i parë që kanë sjellë në treg janë trastat e leckës (tote bags). Plani tyre është që brenda dhjetorit të vitit 2024 të sjellin edhe kategori të tjera produktesh me po të njejtën qasje në kreativitet e koncepte si: bookmarks, kartolinat, qirinjtë dhe librat me ngjyrosje. Duke filluar si një përpjekje personale, Puja Creatives synon të bëhet një model i qëndrueshëm dhe inovativ në industrinë e kulturës dhe arteve në vend. Ato na tregojnë më shumë në intervistën e zhvilluar me ne, kanë sjell dhe pak nga krijimet e tyre.

Kur vendosët të themeloni startupin tuaj, Çfarë ju motivon në këtë sipërmarrje?

Ideja për themelimin e Puja Creatives ka nisur që në nëntor të 2023, pavarësisht se lancimi i saj është bërë rishtazi në mars të 2024. Shtysa kryesore për ti dhënë jetë një projekti të tillë lidhet me dëshirën për ti bërë dhuratat dhe suveniret një produkt jo vetëm argëtues por edhe edukues në të njëjtën kohë. Pikënisje ishin përvojat tona personale në blerjen e dhuratave ku pjesën më të madhe të rasteve përfundonim duke porositur online në brande jo-shqiptare.

kollare

Cilat janë sfidat kryesore që keni hasur në fillimet tuaja dhe si po i përballoni?

Puja Creatives është akoma në fazat e saj të para, e për rrjedhojë edhe sfidat që pothuaj cdo startup ka në fillimet e tij janë akoma prezente për ne. Çështje të tilla si gjetja e furnitorëve të besueshëm apo diversitetit në kanalet e komunikimit me klientin janë këto dy sfidat kryesore me të cilat po përballemi. Pavarësisht lodhjes që mund të na shkaktojnë këto sfida, përpiqemi që ti trajtojmë si një mundësi për të mësuar dhe përmirësuar proçeset e ndryshme brenda startup-it. Në këte kontekst, një sfidë që ia vlen të përmendet lidhet me kërkesat e disa klientëve për personalizime, gjë të cilën ne nuk e praktikojmë pasi bie ndesh me misionin që Puja Creatives ka në krijimin e produkteve me impact social e mjedisor.  Zgjidhja për këtë rast ka qenë mbledhja e feedback-ut nga klientët dhe krijimi i koncepteve dhe koleksioneve të reja bazuar në idetë  e tyre duke krijuar kështu edhe një lidhje më të fortë me ta.

Cili është misioni dhe vizioni i kompanisë tuaj?

Përmes Puja Creatives, synojmë të ndërtojmë dhe promovojmë një lidhje më të thellë me vlerat, artin, kulturën dhe historinë teksa nxisim konsumin e vetëdijshëm. Misioni ynë, që është njëkohësisht edhe diferenca me bizneset e tjera të kësaj kategorie është krijimi i produkteve kreative kuptimplota me impakt social dhe mjedisor.

Lexo edhe: Transformimi i turizmit në Shqipëri: Intervista me startup-in “What in Albania”

 

Cilat janë vlerat dhe besimet që ju udhëheqin në sipërmarrje?

Ne besojmë fort në përgjegjshmëri, qëndrueshmëri, integritet dhe mbi të gjitha, udhëhiqemi nga kreativiteti. Përgjegjshmëri për menyrën se si i shërbejmë klientit dhe si i qasemi cilësisë së produktit. Qëndrueshmëri në përzgjedhjen e materialeve të produkteve tona për të arritur impaktin social e mjedisor. Integritet në ruajtjen e marrëdhënieve me klientët, partnerët dhe furnitorët. Kreativitet në cdo aspekt e detaj në të bërit biznes, duke nisur që nga konceptet për produktet dhe shërbimet e deri tek komunikimi final.

Cila është faza e startup-it tuaj, cfarë po bëni aktualisht? Cilat kanë qenë hapat kyçe në këtë rrugëtim?

Ne jemi akoma në fazën e zhvillimit të produkteve dhe pozicionimit në treg, që na pëlqen ta quajmë faza” Me ia nis e me eksperimentu” dhe po punojmë për të vajtur drejt fazës tjetër “Me u rrit e me u stabilizu”. Aktualisht po punojmë për të patur proçese sa më të qarta për mënyrën se si mund të ndërtojmë dhe promovojmë një lidhje më të thellë me vlerat, artin, kulturën dhe historinë teksa nxisim konsumin e vetëdijshëm të dhuratave dhe suvenireve në Shqipëri.

Monaliza

Çfarë zgjidhje ofroni në treg për klientët tuaj?

Nisur nga analiza e tregut dhe identifikimi i nevojave që ka klienti në këtë kategori produkti, siç e përmendëm dhe më sipër ne kemi si mision krijimin e produkteve kreative kuptimplota, me impakt social dhe mjedisor. Zgjidhja që i ofrojmë klientëve tanë është pikërisht edukimi nëpërmjet argëtimit që sjellin dhuratat dhe suveniret tona. Disa nga produktet që Puja Creatives synon ti sjellë të rikonceptuara në treg janë trastat e leckës (totebags), shënjuesit e librit, kartolinat, qirinjtë, librat me ngjyrosje, termuset etj. Në cdo produkt tonin bëjmë bashkë botën digjitale me atë artizanale. Ndërsa shërbimet që presim ti prezantojmë së shpejti përfshijnë planifikimin e eventeve të vogla kreative të tipit workshop me pikturë, ngjyrosje, qepje, qëndisje, klube libri, klasa për krijime artizanale dhe evente të tjera me karakter kulturor e historik.

Si po ndikon ndryshimi i teknologjisë dhe i tregut në sipërmarrjen tuaj?

Teknologjinë e kemi kategorizuar në krye të listës së faktorëve pozitivë të jashtëm për startup-in tonë. Pikë së pari, në cdo produkt tonin ne kombinojmë botën e digjitales me atë artizanale kështu ndryshimet teknologjike janë një mundësi për më shumë kreativitet e diversitet. Së dyti, teknologjia na ka mundësuar ti japim zgjidhje sfidës e të mospaturit një dyqan fizik, duke diversifikuar kështu kanalet e komunikimit me klientin tonë.

Cilat janë planet tuaja për rritje të ardhshme dhe strategjitë për t’i arritur ato?

Në këto muaj të parë pas lancimit të Puja Creatives ne kemi eksperimentuar vetëm me një lloj produkti, që janë tote bags. Plani ynë është që brenda dhjetorit të vitit 2024 të sjellim edhe kategori të tjera produktesh me po të njejtën qasje në kreativitet e koncepte. Produktet në të cilat po punojmë aktualisht për ti prezantuar janë bookmarks, kartolinat, qirinjtë dhe librat me ngjyrosje. Më vonë do të prezantojmë edhe shërbimet për realizimin e eventeve kreative.

Cfarë ju bën më të lumtur në sipërmarrjen që keni nisur ?

Që nga momenti kur ne kemi nisur më idenë e krijimit të Puja Creatives kemi patur shumë momente që na kanë bërë të lumtura. Momente të tilla si marrja në duar e produktit të parë te finalizuar, dërgimi i porosisë së parë tek klienti, mbështetja nga familjarët dhe shoqëria janë shumë motivuese. Ama, ajo çfarë na bën më të lumtura është feedback-ku që marrim nga klientët tanë. Fakti që shohim të vijë në jetë e të shpaloset para nesh dalëngadalë, shumë i prekshëm ai vizioni ynë për të ndërtuar një lidhje me vlerat, artin, kulturën dhe historinë teksa nxisim konsumin e vetëdijshëm.

Cfarë synoni të realizoni konkretishtë në 3 vitet e ardhshme?

Tre vitet e ardhshme i shohim si një periudhë rritjeje dhe stabilizimi për Puja Creatives. Synojmë të krijojmë lidhje me bizneset e tjera të kësaj fushe duke e transformuar marrëdhënien nga kompetitor në partner. Rritjen dhe stabilizimin tonë e shohim edhe në krijimin e një platforme për blerjet online duke u dhëne mundësi aksesi në produktet tona edhe klientëve përtej kufinjve të Shqipërisë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0