Njihuni me Elvis Shera: Një histori e suksesit në teknologji dhe edukim financiar - Business Magazine Albania

Njihuni me Elvis Shera: Një histori e suksesit në teknologji dhe edukim financiar

Elvis Shera
Elvis Shera, një profesionist me një histori të pasur në teknologji dhe një përkushtim të thellë ndaj edukimit financiar. Lindur në Shijak dhe i rritur në Itali, Elvisi ka përfunduar studimet në fushën e Mikroelektronikës dhe Teknologjisë së Informacionit në Universitetin e Pizës, duke ndjekur më pas një karrierë të suksesshme në Gjermani. Ai ka një përvojë pune në kompani të mëdha ndërkombëtare dhe një firmë të tij të konsultimit. Përveç arritjeve të tij teknologjike, Elvisi ka nisur një nismë për edukimin financiar, duke synuar të ndihmojë të rinjtë të arrijnë pavarësinë financiare dhe të shmangin mashtrimet

Kush është Elvis Shera? Cili është formimi juaj? 

Kam lindur në Shijak dhe më pas jam transferuar me familjen në Itali në moshën 13 vjeçare.  Deri në moshën 27 vjeçare kam jetuar në Itali, ku mbarova studimet si Gjeometër dhe më pas universitetin në Piza për Mikroelektronikë dhe Teknologji Informacioni. Kam marrë edhe diploma të tjera në Teknologjitë e Rrjeteve dhe Cybersecurity në bashkëpunim me qendrën kërkimore CNR/Pisa. Mbas punëve fillestare në Itali, vendosa të largohem në Gjermani. Nga 2007 deri në 2023 punova për firma të ndryshme me famë botërore në sektorin e teknologjisë dhe më pas hapa firmën time të konsultimit. Gjatë qëndrimit tim në Gjermani, vazhdova, si për arsye pune, si për interes personal, në kurse dhe trajnime të sigurimit kibernetik dhe të robotikës. Italishtja, anglishtja dhe gjermanishtja janë gjuhe të zotëruara mirë prej meje. Kam edhe një familje me tre fëmijë.

Cilat janë angazhimet tuaja profesionale/karrierë deri më tani?

Anagazhimet profesionale vazhdojnë në konsultimin dhe bashkëpunimin me gjigantët teknologjik në projekte të natyrës së zhvillimit hardware, software dhe AI. Paralelisht ndjek dhe biznese që i përkasin familjes. Në të ardhmen, angazhimet janë midis Shqipërisë dhe Gjermanisë. Në lidhje me këtë inciativë, boshllëku në njohuri është ende i madh dhe angazhimi në këtë fushë do ishte i dëshiruar me një kalim gradual te impenjimeve, nga ato aktuale në pjesën edukuese. Sigurisht ky është për momentin një plan, ose dëshirë.

Lexo edhe:Magjia e ‘Za Fest’: Tre Netë Plot Atmosferë, Muzikë dhe Adrenalinë në Shkodër”

Kur ka nisur nisma juaj për edukimin financiar dhe çfarë synoni të sillni me këtë iniciativë?

Edukimi financiar ka nisur mbasi krijova familjen time (2007) dhe ndjeshmëria për të menduar për të ardhmen ishte një faktor presioni. Ndonëse gjatë viteteve të arsimit isha eskpozuar në teoritë bazë të ekonomisë, kam vënë re që instrumentat që na duhen në jetë për të qenë të pavarur financiarisht nuk na janë mësuar. Kudo që shikoja, mundësitë ishin për të pasur një fitim nominal pro një humbjeje reale. Pra, për një të ri, jo me shumë kursime… ishte e vështirë. Objektivi individual qartazi ishte arritja e një pavarësie financiare dhe në ato momente fillon dhe rrugëtimi për të mësuar sa më shumë, si në teori si në praktikë. Besoj sistemi bazë i edukimi ka mangësi në të dhënit veglat që i duhen çdo individi, apo familje dhe kjo iniciativë synon të mbush këtë boshllëk. Nisma për të edukuar të tjerët ka nisur si një mënyrë për të ndihmuar të tjerët mos të bien pre e mashtrimeve dhe ka evuluar në një gamë më të gjerë artikujsh me synim edukimi. Mund të themi që kjo nismë ka nisur formalisht 8 muaj më parë.

Cilat mendoni se janë sfidat kryesore në këtë drejtim dhe si do t’i adresoni ato?

Sfidat që has janë të dyfishta… Nga njëra anë mosbesimi, që është krijuar, pasi ka pasur shumë mashtrime. Nga ana tjetër koha që duhet për të arritur një publik të gjerë. Adresimi i sfidave arrihet duke krijuar besim dhe rritur prezencën në mediat sociale dhe në çdo kanal tjetër të mundshem si grupet e dedikuara.

Kujt i drejtohen mesazhet tuaja rreth edukimit financiar?

Mesazhi i drejtohet të gjithë të rinjve/rejave në moshën 19 – 55. Por, nuk është një kufizim strikt.

Cilave modele u jeni referuar në këtë drejtim? 

Gjatë viteve edukative kam lexuar shumë dhe parë shumë podkaste të ndryshëm nga profesionistë në fusha të ndryshme. Besoj kanalet që kam parë janë një ndërmjetës i suksesshëm (Blogs, Nesletters, Youtube, etj..). Pikërisht, këto janë kanalet që po përdor ndërkohë që paralelisht mundohem të gjej dhe origjinalitetit tim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0