Të kesh një ide është vetëm hapi i parë. Transformimi i këtyre ideve në realitet kërkon një qasje të strukturuar dhe një grup aftësish të koordinuara së bashku. Në këtë artikull, eksplorohen nëntë strategji praktike që do t’ju ndihmojnë të zhvilloni aftësinë tuaj për t’i bërë gjërat realitet, duke përmirësuar kështu efikasitetin dhe produktivitetin tuaj në çdo aspekt të jetës suaj profesionale dhe personale.
1. Përdorni teknikën Pomodoro
Pomodoro është një teknikë e fuqishme që ju ndihmon të përqendroni mendjen dhe të përqëndroni përpjekjet në një detyrë për një kohëzgjatje të përcaktuar. Nëpërmjet kësaj teknike ju fokusoheni duke përqendruar të gjithë energjinë në një detyrë të vetme për 25 minuta, duke bërë pushime 5-minutëshe në mes.
2. Çdo javë, bëni një listë të gjërave që duhet të arrini
Kjo do t’ju detyrojë të kaloni kohë duke menduar për prioritetet tuaja dhe duke i organizuar ato për të mundësuar realizimin e tyre. Përpiquni të vendosni jo më shumë se 2-3 prioritete në javë. Mbani mend, do t’ju duhet të përqendroni energjinë tuaj në arritjen e atyre prioriteteve ndaj një planifikim i mirë i objektivave dhe prioriteteve të tyre është shumë thelbësor për suksesin tuaj në realizimin e gjërave. Trupi juaj çliron dopaminë sa herë që arrini qëllimet/prioritetet tuaja. Ky hormon ju motivon të punoni më shumë në mënyrë që të arrini kënaqësinë duke përmbushur atë qëllim të caktuar.
3. Krijoni një sistem shpërblimi për veten tuaj
Pasi të keni arritur qëllimet tuaja, lejojini vetes të bëni diçka që ju pëlqen. Shikoni videon tuaj të preferuar në YouTube, hani çokollatë ose bëni një shëtitje. Jepini vetes një lloj kënaqësie që truri juaj do ta lidh me arritjet.
4. Përzgjidhni prioritetet tuaja
Çdo ditë para se të shkoni në shtrat, vendosni se çfarë do të keni prioritet ditën tjetër. Është vërtetuar se bërja e “to do lists” para se të shkoni në shtrat ndihmon trurin tuaj të përgatitet për to paraprakisht. Mendojeni këtë proces të ngjashëm me atë të përgatitjes së veshjes tuaj një natë më parë për të kursyer kohë nga përgatitja në mëngjes.
Lexo edhe: 10 mënyra të provuara për të mësuar shpejt
5. Jini këmbëngulës
Nëse keni nevojë për diçka nga dikush, kujtojini ata. Përpiquni të vendosni afate të qarta. Njerëzit priren të harrojnë, kështu që një rikujtesë është gjithnjë e dobishme. Disa njerëz mund të mendojnë se është gjë e bezdisshme, por ju duhet t’i lini mënjanë ato ndjenja sikletosëse nëse doni t’i bëni objektivat dhe synimet tuaja realitet.
6. Praktikoni vetëdijen
Bëhuni të vetëdijshëm për gjërat që ju shpërqendrojnë. Bëni një listë të gjërave (p.sh. telefoni, Facebook, emailet, etj.) që ju largojnë vëmendjen dhe shmangini ato kur përpiqeni të jeni produktiv. Ose mbajini larg në një vend që nuk i aksesoni kollaj, ose kërkoni dikë t’ju ndihmojë t’i fshihni derisa të përfundoni punën.
7. Ruani fokusin si lazer
Sapo të përqëndroni trurin tuaj për një çështje të caktuar, mos e humbni fokusin. Humbja e linjës tuaj të mendimit mund të vonojë përparimin tuaj.
Për t’i bërë gjërat të ndodhin, duhet të praktikoni fokusin si lazer në detyrat në fjalë.
8. Gjeni kohë për të qenë të dobishëm
Ndihmoni njerëzit kur të mundeni, dhe përpiquni të jeni altruist. Dhembshuria dhe bujaria mund t’ju ndihmojnë të ndërtoni një rrjet shoqëror dhe t’ju ofrojë resurse të vlefshme.
9. Shfrytëzojeni kohën në dispozicion plotësisht
Shumica e njerëzve ndihen të dëshpëruar dhe dorëzohen që para se të mbarojë koha e përcaktuar në dispozicion. Përdorni ‘çdo minutë’ për të arritur qëllimin. Disa njerëzve u mungon energjia e nevojshme për t’u bërë produktivë dhe për t’i bërë gjërat të ndodhin. Kjo mungesë energjie mund të shkaktohet nga mënyra e jetesës, mungesa e gjumit ose dieta e dobët. Për të përmirësuar aftësitë tuaja dhe për t’u bërë dikush që mund të arrijë me të vërtetë qëllimet e tij, ju duhet të kuptoni arsyet tuaja të shtyrjes së afateve dhe të pajiseni me mjetet dhe strategjitë e nevojshme për t’u marrë me përmbushjen e objektivave tuaja prioritare.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.