Njihuni me fituesit e "Konkursit të Bizneseve të Gjelbërta 2024" - Business Magazine Albania

Njihuni me fituesit e “Konkursit të Bizneseve të Gjelbërta 2024”

Konkursi i Bizneseve të Gjelbërta është një aktivitet që Partnerët Shqipëri organizon prej vitit 2012, i cili synon të stimulojë e inkurajojë inovacionin për ide biznesi të gjelbërta në nivel lokal dhe të hulumtojë rolin e filantropisë në angazhimin e komuniteteve lokale për të gjeneruar ide biznesi të bazuara në shfrytëzimin e burimeve lokale, ringjalljen e traditave të prodhimit dhe tregjeve lokale, duke pasur një qasje miqësore ndaj mjedisit.

Përmes mbështetjes së nismave inovatore që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik lokal, Konkursi synoi të kontribuonte në mënyrë thelbësore në ndërtimin e një rajoni të begatë, konkurrues dhe të paqtë të Ballkanit, në linjë me 7 objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm të Axhendës 2030.

Përgjatë dy ditëve që zgjati konkurimi, finalistët e përzgjedhur mes konkurrentëve nga organizata jofitimprurësesipërmarrje socialebiznesi i vogël në vend dhe individë, prezantuan idetë e tyre para një jurie të pavarur me ekspertë të fushës së ekonomisë, edukimit dhe zhvillimit të biznesit.

Lexo edhe:Pse nuk duhet të kemi frikë nga AI në arsim dhe si ta përdorim atë në mënyrë efektive

Ja se cilët janë fituesit për Konkursin e Bizneseve të Gjelbërta për vitin 2024:

Lot 1 – Ide biznesi në fazë konceptuale:
• Albanian Canyoning Adventures – Kozma Prendi
• EcoAdPack – Ledian Shera
• Ferma e Kërpudhave – Rexhina Gjolla

Lot 2 – Biznes në fazat e para të zhvillimit:
• Agalma Sustainable Souvenirs – Ermal Cukani
• Shebenik Egnatia Explorers – Lytfi Alliu
• Mjedrat e Danjës, Scale-up – Sentiljana Marku

 

Tre fituesit në nivel kombëtar, dy vendet e para nga Fasha 1 dhe vendi i parë nga Fasha 2, janë automatikisht pjesë e konkurimit në Konkursin Ballkanik të Ideve të Gjelbërta me pjesëmarrjen e fituesve të konkurseve kombëtare nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnje Hercegovina dhe Greqia.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0