Uljan Sharka me startupin e tij iGenius drejt një unicorni europian në inteligjencë artificiale? - Business Magazine Albania

Uljan Sharka me startupin e tij iGenius drejt një unicorni europian në inteligjencë artificiale?

Uljan Sharka me startupin e tij iGenius drejt një unicorni Europian në inteligjencë artificiale?

iGenius, startupi i inteligjencës artificiale themeluar nga emigranti shqiptar në Itali, Uljan Sharka, njoftoi ditën e martë se po kërkon një investim me vlerë prej 650 milionë euro, financim i cili do ta vlerësonte kompaninë me 1.7 miliardë euro

Themeluar në 2016-ën në Milano, Uljan Sharka dhe iGenius u shpall u shpall fitues i çmimit ICT Inovacioni i Vitit në edicionin e 6-të të Albanian ICT Awards.

Ndërsa po përpiqet të zgjerohet në sektorin europian të inteligjencës artificiale dhe të konkurrojë me emrat e mëdhenj si Mistral në Francë apo DeepL në Gjermani, iGenius deri më sot ka siguruar investime me vlerë 1.05 miliardë euro nga Angel Capital Managment dhe Eurizon Asset Managament, njësi e bankës Intesa Sanpaolo.

Mes klientëve të iGenius janë AllianzAonEnel dhe Intesa Sanpaolo ndërsa Sharka tha se synon të arrijë 20 milionë euro të ardhura vjetore deri në fund të 2024.

Në fillim të muajit, iGenius lançoi “Italia,” një model AI (LLM) me burim të hapur trajnuar ekskluzivisht në gjuhën italiane dhe që mund të njihte të gjitha nuancat linguistike dhe kulturore të gjuhës.

Kompania beson se modelet e centralizuara dhe të mbyllura nuk janë të përshtatshme për sektorë të rregulluar shumë si financat dhe qeveria.

Mbyllja e këtij financimi do ta katapultonte iGenius në një unicorn mes startupeve elitare të inteligjencës artificiale në skenën europiane dhe botërore.

Sot hedhim një hap të madh përpara me kapital shtesë për të shtyrë përpara avancimet tona AI në sektorët e rregulluar. Qëllimi ynë është t’i bëjmë të dhënat njerëzore, të ripërcaktojmë të ardhmen e punës dhe të mbyllim hendekun e aftësive, duke fuqizuar individët dhe bizneset për të arritur lartësi të reja,” tha CEO i iGenius, Uljan Sharka.

Kompania operon një ekip ndërkombëtar me zyra në Milano dhe Nju Jork ndërsa investon qindra miliona euro për ndërtimin e modeleve AI të cilave organizatat mund tu besojnë dhe ti adoptojnë në shkallë të gjerë.

Kush është Uljan Sharka?

Uljani emigroi në Itali në moshë të vogël në 2008 ndërsa pasioni për teknologjinë bëri që të fillonte studimet në shkenca kompjuterike dhe punonte në të njëjtën kohë që të mbështeste financiarisht studimet.

Mes peripecish të shumta ai themeloi iGenius, një startup që do të rritej me shpejtësi në skenën Italiane të teknologjisë. Në 2018-ën iGenius mori një investim prej 7 milionë dollarësh, më i larti dhënë ndonjëherë në Itali nga një grup investitorësh engjëj.

iGenius është vlerësuar ndër startupet më të mira ndërkombëtare nga Facebook, Google, Web Summit, Startup Grind dhe TechCrunch.

pcw

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0