Prokurimet Publike: Ndryshimet ligjore dhe sfidat për zbatimin efikas - Business Magazine Albania

Prokurimet Publike: Ndryshimet ligjore dhe sfidat për zbatimin efikas

Nadia Elbasani

Ndryshimet e propozuara ligjore për Prokurimet Publike do duhet të sjellin një modernizim dhe efikasitet real në procesin e prokurimeve publike. Ky inovacion ligjor, synon të transformojë dhe të automatizojë mekanizmat e blerjeve publike, por ajo që mbetet kritike është implementimi i tyre në praktikë.

Historikisht, ndryshimet në legjislacionin shqiptar kanë hasur vonesa në implementim dhe mungesë të mbikëqyrjes efektive. Ndryshimet e fundit synojnë të realizojnë pikërisht shkëputjen e plotë nga përzgjedhja manuale. Mirëpo, historia e prokurimeve publike në Shqipëri është e mbushur me raste të korrupsionit dhe mungesë të transparencës, ku ndryshimet e mëparshme në legjislacion shpesh kanë dështuar të adresojnë këto probleme në mënyrën e duhur. Ndryshimet e fundit, pavarësisht që synojnë të heqin dorë nga praktikat manuale dhe të hapin rrugën drejt një sistemi më transparent dhe të automatizuar, ngrenë pyetje të arsyeshme nëse do të jenë të mjaftueshme për të luftuar një sistem të rrënjosur të korrupsionit dhe inefikasitetit. Skepticizmi rreth këtyre ndryshimeve është i justifikuar, duke pasur parasysh sfidat e mëdha në zbatimin e tyre praktik dhe në sigurimin e një mbikëqyrjeje të rregullt që mund të garantojë ndryshime të qëndrueshme dhe mospërfshirjen manuale të përzgjedhjeve.

Sistemi i Prokurimeve Elektronike (SPE), një nga risitë kryesore, është projektuar për të centralizuar dhe digjitalizuar të gjitha veprimet e prokurimeve publike. Ky sistem do të mundësojë ndërveprimin e të dhënave në kohë reale dhe do të zvogëlojë nevojën për ndërhyrje manuale, e cila historikisht ka qenë burim i korrupsionit dhe i inefikasitetit. Megjithatë, sfida qëndron në aftësinë e institucioneve për të lënë këtë sistem që të funksionojë pa ndërhyrje të panevojshme njerëzore.

Pavarësisht përpjekjeve për të minimizuar ndërhyrjen njerëzore, roli i faktorit njerëzor në mbikëqyrjen dhe në mirëmbajtjen e integritetit të sistemit mbetet jetik. Përfshirja e ndërhyrjeve njerëzore, mund të përbëjë një rrezik te shtuar të humbjes së idesë fillestare të këtij automatizimi dhe rrezik për integritetin e të dhënave të regjistruara. Ndaj në prizmin e sigurisë së të dhënave që përmban ky proces, kërkohet një vëmendje e konsiderueshme ndaj sigurisë kibernetike, për të mbrojtur të dhënat dhe për të garantuar që informacioni i ndjeshëm nuk komprometohet, ndryshohet apo shpërndahet. Mbetet jetike që t’i kushtohet një vëmendje e veçantë ndaj mbrojtjes së të dhënave dhe të garantohet që informacioni i ndjeshëm që përmban ky proces të mos komprometohet, të ndryshohet, apo të shpërndahet në mënyra që cënojnë integritetin e të dhënave.

Ndërsa ndryshimet në ligjin e prokurimeve publike në Shqipëri synojnë modernizim dhe transparencë, suksesi real varet nga zbatimi i tyre dhe shkëputja e varësisë nga njeriu. Vetëm atëherë mund të shpresojmë që synimi i këtij projekligji të sjellë ndryshimin dhe të ndërtojë një sistem të prokurimeve publike që është i drejtë, efikas dhe i lirë nga ndikimet korruptive.

Nga Nadia Elbasani, avokate dhe pedagoge prane Universitetit “Luarasi” dhe Universitetit Politeknik te Tiranes

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0