Konfindustria mbështet vendimin e qeverisë për mospërsëritjen e koncesionimit privat të pullave të akcizës dhe mbetjen në zotërim të shtetit. Koncesioni privat i pullave të akcizës i ka kushtuar më shumë afër 150 milion euro kosto të paarsyeshme shtesë ekonomisë, bizneseve dhe qytetarëve shqiptare dhe pa asnjë ndikim të prekshëm në arritjen e qëllimit të dhënies së saj.
Konfindustria i kërkon qeverisë, që krahas mbajtjes në pronësi shtetërore të aktivitetit të pajisjes me pulla fiskale të mallrave të akcizës të rishikojë edhe ujen e cmimit të tyre me të paktën 5 herë nga vlera e sotme. Është e papranueshme, që kosto për vendosjen e pullave të akcizës në Shqipëri të jetë gati 10 herë më e shtrenjtë se në Kosovë.
Konfindustria vlerëson, se duke marrë shembull nga vendimi i fundit i ekzekutivit, është e domosdoshme të kryhet rishikimi i gjithë praktikave koncesionare dhe PPP edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë. Shembujt e deritashëm tregojnë, se një pjesë e madhe e kontratave të koncesioneve dhe PPP të lidhura deri më sot, nuk arsyetohen ekonomikisht dhe financiarisht, që janë në interes publik dhe kanë shprehje të dukshme të korrupsionit.
Përllogaritet, se vlera e përgjithshme e kontratave koncesionare dhe PPP janë afër 5 miliard euro, duke përbërë një barrë të rëndë për ekonominë kombëtare, buxhetin e shtetit, shkeljen e konkurencës ndërmjet bizneseve dhe mirëqënien e qytetarëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.