Konfindustria vlerëson, se monedha Euro në muajin prill 2024 ka arritur në pikën historike më të ulët të saj kundrejt Lek-ut, duke u shkëmbyer në kufijtë e 1Euro/100 lek.
Gjëndja paraqitet shqetësuese, sipas Konfindustrisë, sepse për herë të parë një nivel kaq i ulët i monedhës Euro është arritur në periudhën jashtë sezonit turistik dhe të ardhjes masive të emigrantëve. Mbështetur në të dhënat e mësipërme, zhvleftësimi i monedhës Euro kundrejt Lek-ut parashikohet të vazhdojë me ritme edhe më të forta në muajt në vazhdim.
Konfindustria vlerëson, se një nga shkaqet e rëndësishme të dobësimit historik të Euro-s kundrejt Lek-ut jashtë sezonit turistik, është edhe mosrealizimi i ndjeshëm i shpenzimeve buxhetore të parashikuara. Afërsisht 350 milionë euro janë të pashpenzuara nga qeveria në 3 mujorin e parë të vitit 2024, duke e thelluar më shumë fuqizimin e sforcuar të Lekut kundrejt monedhës europiane dhe valutave të tjera.
Sa më sipër shton edhe më shumë pasojat e rënda shoqëruese, dobësimin e fuqisë konkuruese deri në rrezik falimentimi, ndaj industrive, bujqësisë dhe prodhimit vendor, duke favorizuar drejëpërdrejtë bizneset importuese. Si pasojë janë rritur me mbi 60% importet kryesisht bujqësore dhe vazhdon rënia me mbi 25% e eksporteve shqiptare në pjesën e parë të vitit në vazhdim.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto