Që prej vitit 1992 në Shqipëri, ja sa fonde ka investuar BERZH tek ne - Business Magazine Albania

Që prej vitit 1992 në Shqipëri, ja sa fonde ka investuar BERZH tek ne

Solovova: Mbështetje do të ketë edhe për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit

Vitet e fundit Shqipëria po i kushton rëndësi burimeve të energjisë së rinovueshme, kjo ndikuar edhe nga ndryshimet klimatike që shkakton mungesë të reshjeve. Një nga bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të qeverisë është BERZH, që ka mbështetur financiarisht me projekte për energjinë e rinovueshme. Drejtorja e Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim, Ekaterina Solovova foli në mënyrë të detajuar për këto investime në vendin tonë.

Ekaterina Solovova (Drejtore e BERZH për Shqipërinë): Një nga prioritetet tona strategjike në Shqipëri ka qenë në diversifikimin e burimeve të energjisë së rinovueshme, kjo pasi Shqipëria ka qenë e varur 100% në energjinë e përftuar nga Hidrocentralet. Kjo nga njëra anë e bën Shqipërine unike në prodhimin e energjisë së pastër, por në të njëjtën kohë kjo e bën edhe më të brishtë sa i përket ndryshimeve klimatike, nga mungesa e reshjeve të mjaftueshme. Duke iu referuar diversifikimit të energjisë ne jemi duke punuar së bashku me qeverinë shqiptare për këto projekte duke ofruar asistencë teknike dhe mbështetje financiare. Një shembull i mirë i kësaj është programi ynë për Energjinë e Rinovueshme ku ne këshillojmë qeverinë në krijimin dhe zhvillimin e ankandeve për energjinë diellore dhe eolike. 3 ankande të rëndësishme janë finalizuar edhe me ndihmen e asistencës tonë teknike, 2 prej tyre në energjinë diellore në vitet 2020 dhe 2021 dhe kemi mbyllur vitin e kaluar ankandin për energjinë që prodhohet nga era, pra parqet eolike. Të 3 këto projekte do të sjellin për Shqipërinë prodhim energjie të konsiderueshme.

Solovova nënvizon se të gjitha këto investime që ndërtohen me investitorë privat, por edhe shtetërore ofrojnë mundësinë për energji të pastër dhe me tarifa konkurruese.

Ekaterina Solovova (Drejtore e BERZH për Shqipërinë): Të gjitha këto kapacitete ndërtohen me investitorë privat të huaj dhe vendas, dhe kjo është një situatë fitoreje për të gjitha palët. Çka nënkupton se Shqipëria përfiton energji të pastër dhe të lirë e me tarifa të lira. Ne mund t’i financojmë dhe mbështesim këto projekte sa herë ka qenë e nevojshme apo kur është kërkuar për to. Kemi financuar gjithashtu edhe investimin në parkun voltaik të Karavastasë së bashku me financues të tjerë. Ne po financojme gjithashtu dhe disa investime publike që po ndërmerren nga KESH për panelet fotovoltaike edhe në bashkëpunim me Bashkimin Europian përmes një granti të ofruar nga Bashkimi Europian. Ne jemi gjithe kohës duke parë projekte të reja si me sektorin privat, po ashtu edhe me atë publik. Ka mjaft mundësi për ngritjen e këtyre kapaciteteve si për shtetin, për investitorët çka përkthehet në mundësi edhe për qytetarët.

Që prej vitit 1992 në Shqipëri, BERZH ka investuar rreth 2 miliardë euro e pothuajse gjysma e kësaj vlere është investuar në 5-7 vitet e fundit, sipas drejtores Ekaterina Solovova.

Ekaterina Solovova (Drejtore e BERZH për Shqipërinë): Kjo tregon se ne e kemi rritur aktivitetin tonë vitet e fundit këtu në Shqipëri. Rreth 60% e portofolit tonë është në infrastruktrurë dhe në sektorin e energjisë, ndërsa rreth 30% në institucionet financiare, ndërsa pjesa tjetër në sektorë të ndryshëm, si prodhim, burime natyrore, agrikulturë apo turizëm. Ajo çfarë mbetet me rëndësi është se ndarja e këtyre investimeve është bërë në mënyrë të barabartë si për sektorin publik po ashtu edhe atë privat, rreth 60% e financimeve janë në sektorin privat momentalisht, por kjo mund të ndryshojë ndër vite.

BERZH mbështet edhe investimet strategjike në infrastrukturën e gjelbër si hekurudhat, investimet te rrugët me standarde të larta në impaktin mjedisor e social dhe mbi të gjitha kushtet e sigurisë. youtube

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0