Master IT, partner zyrtar i Odoo në Shqipëri përfaqëson platformën që përcakton suksesin e biznesit       - Business Magazine Albania

Master IT, partner zyrtar i Odoo në Shqipëri përfaqëson platformën që përcakton suksesin e biznesit      

Master IT   

Master IT, prej 8 vitesh në Shqipëri përfaqëson denjësisht partneritetin zyrtar, me një ndër platformat më gjithëpërfshirëse, Odoo, si një mundësi unike për transformimin&digitalizimin e ndërmarrjeve. Si partner zyrtar, Master IT synon të ndërlidhë njerëzit dhe teknologjinë së bashku, për të ofruar lehtësi dhe siguri në automatizimin e çdo procesi.

Çfarë është platforma Odoo?

Odoo është më shumë sesa një software. Është një platformë gjithëpërfshirëse, e cila automatizon çdo operacion të biznesit. Duke qenë një softëare modular Odoo ERP bazohet në konceptin e rritjes së kompanise dhe njëkohësisht në qëndrueshmërinë e saj. Tashmë, një nga platformat më të mira ERP, e cila është projektuar për ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha. Një zgjidhje softuerike gjithëpërfshirëse që ju lejon të shihni, menaxhoni dhe parashikoni të ardhmen e biznesit në një platformë të vetme të qendërzuar. Odoo ERP është krijuar për të rritur efikasitetin dhe për të nxitur rritjen e kompanive.

Master IT, partner zyrtar i Odoo në Shqipëri

Master IT është partner i besuar i Odoo dhe i qindra bizneseve në Shqipëri. Përmes konsulencës dhe përvojës shumëvjeçare, Master IT ofron zgjidhje të plota për çdo biznes, të integruara në platformën më të mirë ERP, Odoo. “Ne besojmë se Odoo ofron vlerë të shtuar për klientët tanë dhe jemi të përkushtuar të ofrojmë nivelin më të lartë të ekspertizës në këtë fushë”, thotë Erika Meminaj, drejtuese e kompanisë Master IT.

Master IT është kompania e parë dhe e vetme në Shqipëri, e cila ofron fiskalizimin nga AKSHI dhe DPT në çdo version që Odoo lançon vit pas viti, duke ofruar gjithashtu dhe një produkt autentik për menaxhimin e shitjeve MasterPOS.

Themeluesi i kompanisë Dritan Meminaj, me një eksperience 12-vjeçare në implementim ERP dhe në menaxhim projektesh thekson rëndësinë e të pasurit një software ERP për qendërzimin e çdo operacioni në kompani, si faktor kryesor i menaxhimit, rritjes dhe qendrueshmërisë së biznesit.

Në eventin kryesor të vitit ‘’Odoo Roadshow 2024’’, ku Master IT përfaqësoi Odoo-në për Shqipërinë, kompanitë partnere tashmë prej vitesh me Master IT ndanë suksesin që kanë arritur përmes implementimit të platformës Odoo dhe sesi kjo platformë i ka ndihmuar të heqin dorë nga regjistrimet manuale dhe të automatizojnë proceset e tyre.

Çfarë e bën Master IT një nga kompanitë më të mira në zbatimin dhe implementimin e Odoo në Shqipëri janë aftësitë e larta teknike e manaxheriale, të cilat u mundësojnë kompanive të transformohen dhe dixhitalizohen. Metodologjia unike e Master IT për implementimin e Odoo është një metodologji e drejtuar nga suksesi në çdo implementim. Master IT Business Solutions forcon vit pas viti pozicionin në treg si partneri kryesor i Odoo, me më shumë se 50 implementime të mëdha dhe të suksesshme ERP që nga fillimi i saj. Ju mund të kontaktoni kompaninë për zgjidhjet tuaja në info@master.al.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0