Seria e re Galaxy S24 prezantohet në Tiranë - Business Magazine Albania

Seria e re Galaxy S24 prezantohet në Tiranë

Galaxy S24

Të zhytyr në një dimension të ri galaktik, përfaqësues të medias, partnerë e personalitete të botës së ekranit e jo vetëm, ishin të parët që përjetuan nga afër përvojat unike të AI Mobile dhe zbuluan një portë të re universi falë serisë se re Galaxy S24.

Pajisjet e reja novatore u shpalosën mbrëmjen e djeshme, në një event si asnjëherë më parë, në një nga vendet më unike në zemër të Tiranës. Eventi ekskluziv i konceptuar si një workshop krijimtarie, kishte si kryefjalë serinë epike Samsung S24 duke u përqëndruar në krijimet e koktejeve dhe potencialin e gjeneratësës së epokës së re AI Mobile.

Ky event u zhvillua jo vetëm për të prezantuar karakteristikat dhe risitë e smartphone-ve më të fundit Samsung, por edhe për të frymëzuar, angazhuar dhe nxjerrë në pah “artistin” e të gjithë të ftuarve. Të udhëhequra nga ekspertë të industrisë dhe artistë me përvojë, gjatë workshopit të krijimit të koktejeve të gjithë të pranishmit patën mundësinë të eksploronin potencialin e Samsung S24, teksa zbaviteshin dhe hulumtonin shije të reja koktejesh.

Workshopet magjepsëse të kuruara deri në detaj, ndanë të ftuarit në 4 grupe dhe ishin një përvojë gjithëpërfshirëse, që kishin në qendër artin e miksologjisë, dhe të gjithë procesin e krijimit të përmbajtjes nga editimi deri tek shpërndarja në hapësirat online. E gjitha duke u mbështetur në inteligjencën artificiale dhe në atë se çfarë Samsung S24 mund të bëjë për ju. Të ftuarve iu desh vetëm të linin të lirë imagjinatën dhe falë pajisjeve të gjeneratës së re, ata do të zbulonin jo vetëm se çfarë ishin të aftë të realizonin, por çfarë fuqie të jep në duar një pajisje si Samsung S24.

Miksologët dhe baristët ekspertë të Nouvelle Vague me një pasion të pashembullt për artin e krijimit të koktejve, udhëhoqën të gjithë të ftuarit përgjatë gjithë procesit të krijimit. Këta të fundit patën mundësinë jo vetëm të përjetonin thelbin e vërtetë të krijimtarisë, por edhe të eksploronin universin e shijeve, teknikave dhe krijimtarisë. Rezultati: kokteje me shije të një “galatike” tjetër dhe kontent vizual që të kënaqte sytë.

Nëse nuk ka një foto, nuk ka një histori, ndaj të gjithë të ftuarit patën mundësinë të kishin një pajisje Samsung në mënyrë që të ushtroheshin për shkepjen perfekte të koktejit, para gjatë dhe pas procesit të krijimit. Me një aparat fotografik në dorë dhe një sy të mprehtë për detaje, Merili Hafizi, fotografia profesioniste udhëhoqi të ftuarit përmes artit të shkrepjes së fotografisë perfekte dhe transformimit të saj në magji për mediat sociale. Profesionistja e fushës, nuk ngrurroi të ndante sekretet e saj me të pranishmit për të shkrepur foton më të mirë, si ta modifikonin dhe si ta personalizonin përpara se ta postonin.

Për t’u njohur me një nga karakteristikat më domethënëse të kësaj gjenerate, kërkimin inteligjent, të ftuarit patën mundësinë të njiheshin me recetën dhe përbërësit e saj, duke patur përballë tyre vetëm një foto dhe smartphone-in Galaxy S24. Falë opsionit të kërkimit të AI, të gjithë patën informacionin e duhur, pa kërkuar mes qindra mijërave faqeve në Google, por me një foto të vetme.

Nga kënaqësitë e koktejve deri te krijimet artistike, çdo kënd, dhe çdo detaj i këtij eventi ishte kuruar me profesionalizëm për argëtim maksimal dhe për të krijuar kujtime e përmbajtje vizualisht mahnitëse.

Pas eksplorimit të karakteristikave dhe pajisjeve të Galaxy S24, realizimit të koktejeve, dhe krijimit të kontentit, të ftuarit shijuan muzikën e mirë, pijet e përgatitura nga ta dhe jo vetëm.

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e televizorëve, telefonave inteligjentë, pajisjeve të veshura, tabletëve, pajisjeve shtëpiake, sistemeve të rrjetit dhe memories, sistemeve LSI, zgjidhjeve cast dhe LED dhe ofron një përvojë plotësisht të lidhur përmes ekosistemit të saj SmartThings dhe bashkëpunimit të hapur me partnerët. Për lajmet më të fundit, ju lutem vizitoni “Samsung Newsroom”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0