Si të humbasim peshë me agjërimin ciklik? - Business Magazine Albania

Si të humbasim peshë me agjërimin ciklik?

Adja Angjeli, kontributore

Ke shtuar në peshë? Nuk ka problem, sepse do fillosh të aplikosh ato që bëje më parë kur doje të dobësoheshe dhe ja…do biesh disa kilogramë përpara verës.
Por,  javët po kalojnë dhe jo vetëm që ti nuk po bie nga pesha, por madje edhe mund të vazhdosh të shtosh nga pak. Çfarë po ndodh? Trupi s’po të përgjigjet më?!
Kur i afrohemi të 30-ave, trupi ynë kërkon më pak energji, prandaj ne nuk mund të vazhdojmë të hamë si më përpara, duhet patjetër reduktuar sasia e kalorive, duke shtuar më shumë ushqime të plota, integrale dhe më shume vlera ushqimore. Pas të 30-ave nuk e kemi më lluksin të hamë kalori pa vlera si një briosh, një fetë bakllava, makarona çdo darke etj. Përveç kësaj, pasi kalon 40 vjeç ka ndryshime të tjera në trup, si ulja e masës muskulore, ndryshime hormonale dhe metabolike që e bëjnë të vështirë rënien në peshë. Për shembull, humbja e masës muskulore bën që kaloritë që hamë të përdoren me më shumë vështirësi se më parë sepse muskujt janë ato që “djegin” kaloritë. Sa më shumë dhjamë të kemi dhe sa më pak muskul, ateherë bëhet më e veshtirë humbja e pesheë. Për femrat nga ana tjetër, periudha post 40, është koha kur fillon të bien hormone si estrogjeni, progesteroni, testosteroni etj të cilat lidhen pikërisht me  rregullimin e shpërndarjes së dhjamit në trup.
Përpara se të certifikohesha si Trajnere e Shëndetit Hormonal, kur vendosja të dobësohesha pasi kisha vënë re që kisha shtuar disa kilogramë të tepërt, bëja disa gabime:

️Filloja dieta drastike apo detox-e me sallata dhe supa. E mbaja 7 ditë e më pas haja gjithë dollapin me biskota dhe ëmbëlsira që më dilte përpara. Pse? Sepse dietat me pak kalori shkaktojnë stres në organizëm duke bërë që të theksohet edhe më shumë rezistenca ndaj insulinës, një problem metabolik të cilin shumë gra me probleme me peshën as nuk e dinë që e kanë

️Nuk bëja ushtrime fizike. Pas moshës 30 vjeç masa muskulare fillon gradualisht të bjerë, bashkë me hormonin e rritjes, estrogjenin, testosteronin dhe na rritet rezistenca e qelizave për të përthithur insulinën. Kjo sjell dhjam në zonën e barkut. Ushtrimet janë ato që aktivizojnë muskujt dhe duke i rindërtuar ato, duke bërë që metabolizmi të përshpejtohet, bëjmë që të humbasim më shumë peshë
️Nuk bëja agjërim të pjesshëm, Agjërim Ciklik ose Intermittent Fasting.
Agjërimi është tashmë në modë. Por, përveç modës, studimet po tregojnë gjithmonë e më shumë se Agjërimi ciklik ndihmon në ripërtëritjen e organizmit, ose thënë shkencërisht në autofagi.

Për herë të parë, koncepti i autofagisë u shfaq në kërkimin shkencor në mes të shekullit të 20-të. Pastaj shkencëtarët zbuluan se secila qelizë është në gjendje të vetë-pastrohet dhe të vetë-shkatërrohet, dhe këto procese çojnë në përmirësimin dhe përtëritjen e trupit si një i tërë. Metoda e plotë e pastrimit të trupit mbi parimin e autofagisë u përshkrua nga biologu shkencëtar japonez Yoshinori Osumi në 2016. Duhet të theksohet se për punën e tij shkencore, Yoshinori mori Çmimin Nobel në Mjekësi.

Lexo edhe:Doni të dini se si mund të kemi hormone më të lumtura? Na e mëson Adja Angjeli, me “Mjalt dhe Hënë”!

Një nga versionet më të njohura është agjërimi 16 ore vs 8 ore. Domethënë agjërojmë 16 orë dhe e hame gjithcka duam te hame në vetëm 8 orë. Gjatë agjërimit mund të pini kafe, ujë dhe çaj për të qëndruar të hidratuar dhe për të rregulluar oreksin tuaj, por pa sheqer. Ky lloj agjërimi me ndërprerje i ndihmon njerëzit obezë të humbin peshë dhe të ulin presionin e gjakut sistolik.

Cilat janë benefitet kryesore të agjërimit ciklik?
Djeg dhjamin
Kur bëni çdo lloj agjërimi, trupi juaj po djeg yndyrë në vend të sheqerit për energji; kështu që çon në humbjen e yndyrës. Gjatë agjërimit, qelizat ndalojnë së përdoruri glukozën si burimin kryesor të energjisë dhe kalojnë në përdorimin e yndyrës. Prandaj, rezervat tuaja të yndyrës, veçanërisht trigliceridet, digjen për energji. Kjo është një nga arsyet pse shkenca ka gjetur se agjërimi me ndërprerje nxit humbjen e peshës, përveç përmirësimit të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.
Studimet tregojne thonë se ndryshimi mund të ndodhë në vetëm 14 orë, përgjithësisht në një dritare prej 12-18 orë pa ngrënë; ndërsa të tjerët sugjerojnë se ndryshimi i metabolizmit është më i theksuar pas 18 orësh agjërim. Nje karakterisitkë e agjërimit ciklik është se ruhet masa muskulare, ndërkohë që me regjimet ipokalorike zakonisht kemi rënie të masës muskulare.
Kur trupi përdor rezervat e yndyrës për energji, ai çliron acide yndyrore (ketone) në qarkullimin e gjakut. Ketonet luajnë një rol të rëndësishëm në humbjen e peshës, por gjithashtu është treguar se përmirësojnë funksionin e trurit.

Përmirësohet shëndeti i zorrës
Një studim i bërë në njerëz që ishin duke agjëruar muajin e Ramazanit dhe agjëronin për rreth 16 orë, pra pak a shumë si Metoda e Agjërimit Ciklik, 16:8, në fund të muajit zorra e tyre ishte populluar me baktere të reja beneficiale si Lachnospiraceae, të cilat lidhen me përmirësim në sëmundjet inflamatore, kardiake dhe menetale.

Ulen nivelet e hormoneve mashkullore si androgenet
Për femrat të cilat kanë probleme metabolike si për shembull Sindroma e Vezoreve Policistike, kanë përveç rezistencës ndaj insulinës, edhe androgenet e larta. Studimet tregojnë se një agjerim ciklik 16:8, i  ndihmon ato të balancojnë këto hormone duke përmirësuar edhe sindromën e Vezoreve Polikistike. Në rast se je femër, për ta optimizuar agjërimin jepi rëndësi faktit që në vaktet e tua të ketë proteina  të bollshme, kalori në nivele të kënaqshme, pra jo dieta drastike dhe preferoni të mos konsumoni darkë,  por mëngjes gjatë agjërimit tuaj.

Ul sheqerin në gjak
Studimet tregojnë se agjërimi me ndërprerje ul në mënyrë dramatike insulinën dhe mund të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj tij. Përmirësimi i ndjeshmërisë së insulinës lidhet me rënie në peshë, përmirësim të shëndetit metabolik në përgjithësi.Shkenca gjithashtu sugjeron që kur insulina reduktohet, trupi përjeton nivele të larta të nje proteine që është përgjegjëse për kontrollin e geneve që lidhen me ritmin e metabolizmit.
Ndaj, në rast se nuk e ke praktikuar deri tani, jepi nje shank Agjerimit Ciklik, duke e futur shumë gradualisht në stilin tënd të jetesës, idealisht duke punuar me një profesionist nurticioni.
Kujdes nëse ke diabet, je shtatzënë, je duke kërkuar shtatzani, je duke dhënë gji ose ke patur probleme me ngrënien si bulimi, anoreksi, e ngrënie kompulsive, mos bëj agjërim ciklik, ose minimalisht mbështetu nga një trajner profesionist i fushës nutricionale

Adja Angjeli

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0