Leona Hyseni shfaq talentin e saj në modë: Atelia e re ekskluzive po vjen së shpejti! - Business Magazine Albania

Leona Hyseni shfaq talentin e saj në modë: Atelia e re ekskluzive po vjen së shpejti!

Leona Hyseni, një shpirt kreativ që ka trashëguar pasionin për modën nga një brez në tjetrin. Duke kultivuar talentin e saj të natyrshëm për stilimin e veshjeve, ajo po ndjek rrugën e studimeve në dizajn modë, e cila shihet si hap i parë drejt një karriere të ndritshme dhe shumë premtuese në botën e modës.

Gjatë një intervistë ajo ka ndarë rrugëtimin e saj dhe planet që ka për të ardhmen.

Kur e keni kuptuar që zotëroni talent për dizajn? 

Une e kam patur pasion qysh nga fëmijëria të ndihmoja mamin, të bëja ndryshime tek rrobat e mia, të realizoja kombinime, por asnjëherë nuk e kam menduar se do merrem pikërisht me këtë fushë të dizajnit, të modës. Po ashtu bëja skica të veshjeve sa herë që kisha pak kohë të lirë. Me kalimin e kohës duke u rritur dhe duke menduar më shumë se me çfarë do të merrem, me erdhi si një shkëndijë ideja e të vazhduarit studimet në dizajn mode.

Sa ka ndikuar tek ti fakti që ky profesion është trashëguar në familje? 

Kur ke familjar që merren me diçka është pak më e lehtë ti marrësh hapat, por unë nuk jam ndalur vetëm tek ajo se çfarë dinë familjarët, kërkova të punoja në atelie të ndryshme për të mësuar gjëra të reja.

Cilat kanë qenë projektet më të rëndësishme për ju deri më tani dhe pse? 

Atëherë unë aktualisht po merrem më shumë me studimet dhe në mundësinë e parë që më jepet pak hapësirë merrem me porosi, me kampe që kanë të bëjnë me dizajn, me pikturë, trajnime të ndryshme e gjëra që kanë të bëjnë me këtë fushë.

Ndër projektet që do ti veçoja janë ato që organizon CHwB, pasi merremi me rikrijim të traditës ku bashkohen shumë troje shqiptare nga më të ndryshmet dhe në fund bëhet sfilatë me super veshje.

Ku e gjeni frymëzimin për të krijuar modele të reja, dizajne të veçanta? 

Zakonisht modele më të veçanta bëj për fakultet, për vete, për njerëz që besojnë tek kreativiteti dhe idetë e mia. Shumica e klientëve që kam vijnë pak a shumë me atë që ata e dëshirojnë, rrallë herë pranojnë të ndryshojnë diçka.

A keni veshur personazhe publik? Nese po, kë? 

Siç e cilësova edhe me lartë unë aktualisht po merrem me fakultet dhe nuk është që kam kohë të merrem shumë me personazhe publikë. Ndoshta pikërisht në kohën kur atyre u duhet diçka unë jam e zënë me provime ndaj edhe nuk kam tentuar ende të bashkëpunoj me dikë.

Si mund ta cilësoni paraqitjen tuaj në Prishtina Fashion Night? 

Ishte një eksperiencë e re dhe shumë e bukur, ishte një emocion tjetër sa i bukur aq edhe stresues. Punova gati 2 muaj vazhdimisht për të sjellë dizajne unike dhe çdo detaj mbi to ishte punëdore dhe më mori shumë kohë, por në fund ia vlejti sepse puna ime u pëlqye shumë.

Plane suprize për të ardhmen?

E di që shumë klientë mezi presin që unë të kem një atelie ku do të jem shumicën e kohës aty dhe besoj që vitin që vjen kjo do të jetë gjëja e parë që do të bëj.

 

probizz.al

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0