Automotive Fair Albania, mjetet taxi nevojitet të jenë mjetet më comfort - Business Magazine Albania

Automotive Fair Albania, mjetet taxi nevojitet të jenë mjetet më comfort

Mjetet e shërbimeve taxi duhet të jenë komodë. Këtë vuri në dukje Eldi Merolli, përfaqësues i Taxi Lux Albania gjatë Automotive Fair Albania. Ne zhvilluam një intervistë me të për të zbuluar risitë e kësaj kompanie dhe për të kuptuar ndjesitë gjatë pjesëmarrjes në Automotive Fair Albania.

Me çfarë shërbimi apo automjeti jeni në këtë panair?

Ne të paktën kemi dy modele shërbimi taxi, Mercedes dhe Hyundai. Të dy janë komford dhe komod, janë mjete elektrike që vetëm ndihmojnë ambientin, por dhe kemi pasur gjithmonë sukses për promovimin e mjeteve elektrike në ndihmë të trafikut dhe normalisht në ndihmë të klientelës tonë që normalisht me mjete elektrike ka çmime më ekonomike se sa mjete me djegie të brendshme.

Cila është risia që sjell Lux Taxi në këtë edicion?

Në fakt Lux Taxi ka 10 vjet që operon në shërbime të transportit publik. Fillimi jonë ka qenë me mjete me djegie të brendshme. Duke qenë të parët në tregun e shërbimit publik menduam që të promovojmë makina elektrike, gje që ka sjellë jo vetëm rritjen e shërbimit tonë, por edhe kemi shume fitimprurje në vazhdimësi dhe pretendojmë që ta shtojmë akoma më shumë numrin e mjeteve që kemi aktualisht. Për momentin disponojmë 200 mjete dhe pretendojmë të arrijmë edhe më shumë se 5000 mjete sepse janë shumë ekonomike.
Nëse do të kishim një shpenzim të paktën mbi 200 milion lekë të vjetra karburant, tani kjo përkthehet në 30% që do të thotë jo më shumë se 30 milion lekë na duhen për të përfshirë gjithë shërbimin tonë dhe gjithë mjetet tona me konsum elektrik. Kështu që është më mirë dhe u sygjeroj të gjithve që të investojnë në mjete elektrike sepse i bëjnë edhe ambientit mirë, por janë edhe komode dhe shumë të sigurta.

Pse klientët duhet të zgjedhin Lux Taxin dhe jo kompani të tjera?
Lux Taxi në fakt është shërbimi më i mirë, siç përsërita edhe numri më i madh i mjeteve. Nëse një kompani tjetër do të servirej një shërbim taxi prej 20-30 minuta, Lux Taxi i mjafton 4-5 minuta sepse shërbimi i shpejtë, përgjigja në kohë e klientelës na ka bërë që të jemi të parët në treg.

Si ka qenë eksperienca juaj gjatë ditëve të panairit?

Në fakt kanë fluturuar këto ditë sepse adrenalina, muzika, njerzit dhe shumë ambjent i mirë. Urojmë që evente të tilla të jenë sa më prezentë për popullin tonë, për qytetin e Tiranës.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0