Kompania e auditimit KPMG gjobitet 21 milionë dollarë - Business Magazine Albania

Kompania e auditimit KPMG gjobitet 21 milionë dollarë

Kjo është gjoba më e lartë e vendosur ndonjëherë nga Këshilli i Raportimit Financiar të Mbretërisë së Bashkuar. Rregullatori i kontabilitetit në Mbretërinë e Bashkuar gjobiti KPMG me një rekord prej 21 milionë paund (24.3 milionë euro) për auditimet e Carillion, kompanisë së ndërtimit, e cila falimentoi në 2018 dhe nxiti një rishikim rrënjësor të standardeve të auditimit.

Rënia e Carillion në janar 2018, së bashku me kolapsin e shitësit me pakicë BHS dy vjet më parë, çuan në tre rishikime të mbështetura nga qeveria të tregjeve dhe standardeve të auditimit.

“Numri, diapazoni dhe serioziteti i mangësive në auditimet ndaj Carillion gjatë periudhës që çoi në dështimin e tij ishte i jashtëzakonshëm dhe minoi besueshmërinë dhe besimin e publikut në auditim,” tha Elizabeth Barrett, këshilltare ekzekutive për Këshillin e Raportimit Financiar në një deklaratë të enjten.

“Kjo reflektohet në sanksionin financiar të vendosur ndaj KPMG LLP, më i larti i vendosur ndonjëherë nga FRC”, shtoi ajo. Gjoba totale, në dy pjesë që mbulojnë dy grupe hetimesh në auditimet e Carillion, do të ishte 30 milionë paund, por u zbrit për shkak të pranimeve dhe bashkëpunimit nga auditori.

Jon Holt, shefi ekzekutiv dhe partneri i lartë i KPMG në Mbretërinë e Bashkuar, tha se gjetjet e FRC-së ishin ndëshkuese dhe auditori ka bashkëpunuar plotësisht me hetimin dhe pranon konkluzionet e tij dhe sanksionet. “Më vjen shumë keq që këto dështime ndodhën në firmën tonë,” tha Holt.

“Është e qartë për mua se puna jonë e auditimit në Carillion ishte shumë e keqe, për një periudhë të gjatë… Që nga ndërmarrja e kësaj pune auditimi, ne kemi bërë një sasi të madhe për të përmirësuar kontrollet dhe mbikëqyrjen në të gjithë firmën tonë, për të siguruar që këto dështime nuk mund të ndodhin më sot”, tha Holt.

Një raport parlamentar në 2018 tha se kolapsi i Carillion ekspozoi “mungesën e forcës” së FRC. Një nga tre rishikimet në auditim rekomandoi zëvendësimin e FRC me një mbikëqyrës më të fuqishëm, megjithëse legjislacioni ende nuk është paraqitur për ta bërë këtë.

Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0