Qendrat e inovacionit në vend pjesë e programit digjital të BE-së - Business Magazine Albania

Qendrat e inovacionit në vend pjesë e programit digjital të BE-së

Qeveria ka kërkuar të identifikojë qendrat e inovacionit digjital në vend, të cilat punojnë në mënyrë të pavarur po kontribuojnë në këtë fushë për të nxitur pjesëmarrjen në Programin Digjital të Bashkimit Europian (DEP).

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) dhe Agjencia Kombëtarë e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) njoftuan se tashmë të gjithë këto qendra duhet të dërgojnë një sërë të dhënash pranë institucioneve për të bërë të mundur vijimin e procesit.

“Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si institucione bashkëdrejtuese të procesit të integrimit në fushën digjitale, janë duke ndjekur aktivitetet në kuadër të pjesëmarrjes së Shqipërisë në Programin Digjital të Bashkimit Evropian (DEP) si “associated country”.

Programi Digjital i BE-së (2021-2027), mbështet transformimin digjital në Bashkimin Evropian dhe në vendet e tjera pjesëmarrëse jashtë BE. Programi përmban disa objektiva specifike që janë të hapura për vendet pjesëmarrëse jashtë BE-së si:

– Përpunimi kompjuterik me performancë të lartë;

– Inteligjenca artificiale, të dhënat dhe cloud;

– Aftësitë digjitale të avancuara;

– Përshpejtimi i përdorimit sa më të mirë të teknologjive digjitale” thuhet në shpalljen e publikuar nga të dy institucionet.

Të njëjtat detajojnë se në kuadër të këtij Programi, BE ka planifikuar të hapë në Janar 2024 një thirrje për mbështetjen e Qendrave të Inovacionit të vendeve pjesëmarrëse, si “asociated countries” përmes një procesi përzgjedhës me disa faza.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit në bashkëpunim, kanë iniciuar një proces për identifikimin/regjistrimi për të gjithë Qendrat e Inovacionit që veprojnë në Shqipëri dhe kontribuojnë për transformimin digjital.

Lexo: Si të përballoni mbingarkesën në punë?

Ftojmë të gjitha Qendrat e Inovacionit Digjital që veprojnë në Shqipëri të dërgojnë brenda datës 1.10.2023, në adresën: dih@techspace.al dhënat si më poshtë:

– Emrin e Qendrës së Inovacionit;

– Detajet e Kontaktit (emër, mbiemër, telefon, e-mail, webpage);

– Fushën e veprimtarisë së Qendrës së Inovacionit:

– Një përmbledhje te shkurtër të aktivitetit të Qendrës në dy-tre vitet e fundit;

Për më shumë informacion kliko Programi Digjital i BE-së (2021-2027

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0