Vetëpunësim apo puna në shtet?! Ja rezultatet e anketës - Business Magazine Albania

Vetëpunësim apo puna në shtet?! Ja rezultatet e anketës

Vetëpunësim apo puna në shtet?! Ja rezultatet e anketës

Nga Elida Motro, drejtuese e EMI-CC

Do të flasim në këtë artikull për vetëpunësimin. Fillimisht njihemi pak me çfarë ndodh në Europë dhe më tej do jap disa të dhëna, të siguruara nga një pyetësor që bëra online me të rinj që flasin dhe thonë mendimin e tyre lidhur me punës në shtet ose punën si i vetëpunësuar.

Çfarë është quajtur sot një revolucion i vogël si zhvendosje e heshtur e Europës?!

Sapo kemi thënë vetëpunësimi në Europë, ka qenë një nismë që u takonte profesioneve të caktuara, si mjekëve, avokatëve, por me kalimin e kohës, me zhvillimin e revolucionit të teknologjisë së informacionit, u pa që profesionet që u shtuan dhe njerëzit që filluan të dilnin të punonin për veten e tyre ishin kryesisht ata të sferës se IT-së dhe profesioneve krijuese si graphic designer apo të tjerë. Ajo që po shikohet sot si trend është që fusha e punëve, të cilat janë më shumë të vetëpunësuar apo freelancer, janë profesione në llojin e koordinuesve në marketing, në komunikim si dhe në menaxhim të projekteve.

Nëse do shikonim çfarë ka sot në Europë, përsa i takon vetëpunësimit, një shifër që bie në sy është se rreth 32 milionë persona janë të vetëpunësuar. Në fakt, kjo përbën vetëm 14% të popullsisë së Europës, atyre që janë të punësuar dhe është një shifër që ka ngelur në të njëjtat nivele që nga 2000. Por, siç thashë, shifrat tregojnë që ka një lëvizje, një zhvendosje të heshtur të vetëpunësimit. Po t’u referohemi ekspertëve mbi punësimin, do shikojmë që ka një vetëpunësim që është me dëshirë( kryesisht për vendet nordike) ose një vetëpunësim si një farë detyrim, ose vetorganizim për mbijetese( rasti i Rumanisë, Greqisë apo Kroacisë).

Çfarë flitet në botë për këtë gjë?

Në botë flitet për mungesat e politikave sociale, të cilat krijojnë akses për sigurimet shoqërore ose shëndetësore. Zakonisht kush regjistrohet si i vetëpunësuar ose kur është në fazën e start-up, zakonisht deklaron pagën minimale, nga e cila sigurisht efektet janë më të mëdha për gjithë shoqërinë, por edhe vetë personin. Ka edhe prej tyre që nuk janë të regjistruar, sepse janë në fazat që nuk e kanë gjetur veten dhe kanë punë herë pas here. Nëse do shikojmë cilat janë problemet, ka disa sugjerime dhe gjetje nga tregu shqiptar i punës, i të vetpunësuarve ose atyre që tremben, duke nsur nga pagesat. Zakonisht, kush është i vetëpunësuar, ka vënë re që shpeshherë ka bërë shumë punë, që shpesh herë pagesa të vonohet ose për mungesë të kuadrit ligjor, pagesa kryhet pjesërisht ose aspak. Këtë e kam ndeshur tek shumë njerëz që kam pyetur këto kohë në përgatitjen time për këtë podcast.

Nga ana tjetër, ka përvoja pozitive shumë të mira. P.sh nëse do shikonim punonjësit e vetëpunësuarit në shërbimin etransportit Uber, ata janë të vetëpunësuar, por kompania bën sigurimin e tyre shëndetësor dhe atë në raste aksidenti.

Po ndaj me ju disa gjetje të pyetësorit:

Lexo: Drejtimi i njerëzve do të thotë të kesh vetëm “çelësat e kashtës” në dorë?

1-Pse do të punonit në shtet?

23% e njerëzve thonë se ka një siguri

0% thonë që “ka kuptim për mua” dhe

23% “nuk e di pse dua të punoj në shtet”

“56% – kjo është forma më e thjeshtë për të punuar, paguhesh mirë.

Kishte edhe nga ata që thonë, “nuk punohet në shtet, e merr rrogën qyl”.

YOUTUBE

2 .Pse do punonit në sektorin privat?

12% ka siguri

34% ka kuptim

12% nuk e dimë

45% do punoja në privat me dikë nëse kemi vizion të njëjtë dhe nëse rroga do ishte e sigurt

Në cilat rrethana do të ndërtonit biznesin tuaj?

55%- po të kisha siguri do e bëja

23%- po të kisha financa do ta bëja

34% -është ë rëndësishme të gjesh bashkëpunëtorët dhe besimin.

Nëse vini re, shifrat që bërtasin janë 46% që do donin të punonin në shtet, sepse ka siguri dhe paguheshin mirë.

34% -puna në privat ka kuptim. Janë njerëz që kanë në shpirt sipërmarrjen.

68% -po, do krijoja biznesin tim.

Sugjeroj që shteti të ketë disa platforma, në të cilat të merren, të afrohen investitorë të ndryshëm, të cilët vijnë me interesa të caktuara. Të lëmë të hapur një derë për të rinjtë, që të vijnë të mësojnë.

Duhet të na ndihmojë të ndërmarrim veprime për të ndërtuar sisteme dhe për të mbështetur të rinjtë tanë drejt punësimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0