Në një botë që po ndryshon me ritme shpejta, strategjitë e marketingut janë themeli i suksesit të një biznesi. Për të eksploruar mënyrat më efektive, për të përmirësuar marketingun dhe për të marrë frymëzim nga praktikat e suksesshme të bizneseve të tjera, CANCRI Marketing organizoi workshopin 2-ditor, ku pjesëmarrësit u njohën me strategjitë dhe taktikat më inovative që ndihmojnë bizneset të ecin përpara dhe të kenë sukses në tregun ku operojnë.
Workshopi, ditën e parë, nisi me një prezantim energjik të Egla Shkurta, ku ajo foli se si pjesëmarrësit të krijonin një strategji efektive marketingu për biznesin apo profilin e tyre. Egla gjithashtu ndau njohuritë e saj të ndërthurura me shembuj nga përditshmëria e punës, gjë që i ndihmoi ata të identifikonin audiencën e synuar, të përcaktonin vlerën e markës dhe të ndërtonin një komunikim të përshtatshëm me klientët e tyre. Më pas, workshop vijoi me të ftuarin e dytë, Valer Pinderi, i cili ndau me ne historinë e suksesit të tij me dyqanin online “Aladini”, por jo vetëm. Ai na frymëzoi me hapat konkrete që mori për të rritur markën e tij dhe për të arritur sukses në shitjet online. Nga përdorimi i taktikave inovative të marketingut digital deri te angazhimi aktiv në mediat sociale, Valeri na tregoi se si veproi për të arritur objektivat e tij me sukses dhe me anë të quizeve që kishte përgatitur arriti të angazhonte dhe të hapte diskutime interesante me të gjithë pjesëmarrësit.
Dita e dytë filloi me Said Dulevic, i cili dha një perspektivë të hollësishme mbi rëndësinë e promocioneve dhe përdorimin e një buxheti të mirëmenduar për të arritur atë që i intereson më shumë biznesit, shitjet. Me shembuj të qartë dhe një qasje të hollësishme ndaj strategjive të marketingut, Said theksoi se është thelbësore të kemi një strategji të qartë dhe të analizojmë me kujdes efektivitetin e promocioneve për të përmirësuar rezultatet. Më pas vijuan me punën e pavarur në grupe për ndërtimin e strategjive efektive të 3 kompanive të përzgjedhura. Nuk munguan lojërat e ndryshme, të cilat angazhuan më shumë pjesëmarrësit me njëri-tjetrin dhe krijuan një atmosferë unike dhe të paharrueshme. Pas prezantimit të punës, grupeve fituese iu shpërndanë shumë çmime nga kompanitë partnere.
Workshopi 2-ditori CANCRI Marketing ishte një eksperiencë unike dhe shërbeu si burim frymëzimi dhe njohurish të vlefshme për studentët, startup-et dhe bizneset që ishin pjesë.
Prezantimet dhe njohuritë e të ftuarve, eksperienca e vajzave organizatore dhe angazhimi i të gjithë pjesëmarrësve, e bënë këtë workshop të jashtëzakonshëm. Vajzat ju ftojnë ti ndiqni në faqen e tyre të instagramit për eventet e ardhshme që do organizojnë pas sezonit veror. https://instagram.com/cancrimarketing?igshid=MzRlODBiNWFlZA==
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.