Edukimi i të rinjve dhe fëmijëve në fushën e teknologjisë po merr rëndësi. Ne kemi zhvilluar një intervistë me Fiona Shehun, themeluese e jCoders, për të mësuar më shumë rreth kësaj akademie.
Kur u themelua akademia jCoders dhe me çfarë merret?
jCoders është një akademi, e cila merret me transformimin e fëmijëve nga përdorues të teknologjisë, në krijues të teknologjisë. jCoders e kemi themeluar në vitin 2015 dhe deri më sot jemi të zgjeruar në 5 qytete të ndryshme të Kosovës, në Prishtinë, Pejë, Gjilan, Mitrovicë dhe Prizren.
Si institucion, gjithmonë punojmë me metodologji të reja me nxënësin në qendër. Të gjitha aktivitetet tona janë të bazuara në projekte dhe aplikojnë metodat e “experiential learning”.
Një mësim eksperiencial është një metodë mësimore, ku nxënësi mëson duke u përfshirë aktivisht në përvoja të vërteta dhe të aplikueshme. Ky lloj mësimi lejon nxënësin të mësojë nëpërmjet eksperimentimit, reflektimit dhe veprimit. Përvojat praktike dhe situatat reale i japin nxënësit mundësinë të zhvillojnë njohuri dhe aftësi të reja, si dhe të kuptojnë më mirë lidhjen midis teorisë dhe praktikës. Nëpërmjet mësimit eksperiencial, nxënësit fitojnë një kuptim të thellë, një shpirt eksplorues dhe një aftësi për t’u përshtatur me ndryshimet, duke i bërë ato të përgatitur për sfidat që vijnë në jetën e tyre.
jCoders mban vulën e cilësisë për STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë) nga COGNIA – trup akredituese amerikane.
Artikulli u publikua më parë në faqen 18 të numrit 32 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund Abonoheni dhe të Shfletoni Këtu nr. 32 të saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.