Goldman Sachs është duke konsideruar largimin nga partneriteti me Apple, raportoi Wall Street Journal.
Firma prodhuese e iPhone-ëve dhe Goldman Sachs kishin filluar shpërndarjen e një kredit karte virtuale në vitin 2019.
Banka në fjalë është në bisedime me American Express për marrjen sipër të partneritetit të kartës së saj të kreditit Apple.
Por marrëveshja mes Goldman Sachs dhe American Express mund të përfshijë gjithashtu edhe marrjen në kontroll edhe të sipërmarrjeve të tjera që ata kanë me gjigantin teknologjik, thuhej tutje në raport, duke cituar persona që kanë njohuri për çështjen.
Reuters shkruan se ata kanë kontaktuar Apple, Goldman Sachs dhe American Express për të marrë më shumë informata në lidhje me raportimet, por se nuk kanë marrë përgjigje.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.