Roboti “EveR 6” do të drejtojë shfaqjen “Absence” që do të mbahet në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.
Sipas lajmit të agjencisë “Yonhap”, Orkestra Kombëtare Koreane njoftoi se një robot i zhvilluar nga Instituti i Teknologjisë Industriale Koreane (KITECH) do të jetë dirigjenti në koncertin e saj në Seul më 30 qershor.
Pamja e robotit android me emrin “EveR 6”, i cili është planifikuar të drejtojë koncertin “Absence”, i ngjan trupit të njeriut. Roboti gjithashtu mund të përdorë në mënyrë fleksibël qafën dhe krahun e tij.
Falë teknologjisë “kapja e lëvizjeve”, e cila regjistron drejtimin dhe shpejtësinë e lëvizjes së shkopit, bëhet më e lehtë për robotin të zbulojë me saktësi shpejtësinë e shkopit.
Roboti dhe dirigjenti Choi Soo-yeol do të performojnë veçmas në koncert, pas së cilës dy dirigjentët do ta drejtojnë së bashku koncertin
Choi tha se sfida më e madhe për robotët është ndërveprimi dhe komunikimi dhe ai donte të tregonte se njerëzit janë më të spikatur në muzikë sesa teknologjitë robotike në shfaqje
Performanca e robotit të quajtur “EveR 6” në koncert do të jetë e para në Korenë e Jugut. Robotët drejtuan orkestra në Japoni dhe Zvicër
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.