Efekti “Nocebo” – Si u përgjigjet trupi mendimeve tona negative - Business Magazine Albania

Efekti “Nocebo” – Si u përgjigjet trupi mendimeve tona negative

Nga Anila Bashllari

Nocebo njihet në mjekësi si fenomeni ku substanca të padëmshme mund t’i shkaktojnë pacientit efekte të dëmshme fizikisht (e kundërta e efektit placebo), dhe kjo lidhet drejtpërdrejt me besimin dhe perceptimin negativ që ka pacienti ndaj substancës.

Ky efekt është studiuar së fundmi nga Penny Sarchet, shkrimtare në fushën e shkencës, e cila vërejti se në marrëdhënien doktor – pacient, është tejet e rëndësishme se çfarë beson pacienti në lidhje me këtë marrëdhënie.

Ajo çfarë mjeku thotë dhe çfarë pacienti beson janë shumë të rëndësishme në performancën e pacientit, krahasuar me çfarë bën mjeku në aspektin teknik (dhënia e medikamenteve apo trajtime të ndryshme fizike). A nuk është kjo gati e pabesueshme?!!!

Nëse mjeku paralajmëron pacientin se një medikament do të shkaktojë efekte negative anësore tek pacienti, kjo rrit mundësinë që pacienti të përjetojë dhimbje, duke ndikuar direkt në gjendjen mendore dhe krijimin e besimeve të gabuara tek pacienti.

Armiku i fshehtë i çdo sëmundjeje (më shumë se vetë sëmundja dhe simptomat e saj) është frika ose një pesimizëm i thellë që kjo sëmundje do të avancojë dhe do të përkeqësojë shëndetin e pacientit.

Lexo: Startupi shqiptar Praktika.al arrin një tjetër objektiv

Studiuesit që morën në shqyrtim mbi 160 studime rreth lidhjes mendje – trup u habitën nga të dhënat e vazhdueshme që vërtetonin se gjendja jonë mendore përmirëson apo përkeqëson simptopat dhe sëmundjet e trupit tonë. Studimet treguan se një mendësi apo qasje pozitive e pacientit janë një influencë e fortë në të paturit një trup të shëndetshëm.

Ekspertët që po studiojnë gjithnjë e më shumë lidhjen e ngushtë midis besimeve tona dhe trupit shprehen se tashmë askush nuk mund të mendojë më se trupi ynë vepron i pavarur nga mënyra sesi mendojmë apo ajo çfarë besojmë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0