Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë, NAREA dhe National Association of Realtors (NAR) nënshkruan marrëveshjen bilaterale të Bashkëpunimit dhe të Anëtarësimit në Washington D.C., ku e pranishme ishte edhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Washington Znj. Floreta LULI FABER.
Themeluar në 1908, NAR është organizata e biznesit më e madhe në SHBA për nga anëtarësia, me mbi 1.5 milionë anëtarë, përfshirë Institutet e saj të Kërkimit, Shoqëritë dhe Këshillat. NAR është e përfshirë në të gjitha aspektet e pasurive të paluajtshme në vend, si për ato rezidenciale dhe komerciale. Sektori i Real Estate në SHBA, kontribuon mesatarisht me 4.1 trilionë USD, duke mbajtur peshën e 16.3% të PBB (të dhëna për vitin 2022, NAR). Të paktën 90% e transaksioneve me pasuritë e paluajtshme kryhen nëpërmjet ndërmjetësve, me një vlerë të përmirësuar deri +30%.
Drejtuesit e NAREA, thanë se, kjo marrëveshje bilaterale përbën një mundësi të artë për sektorin e pasurive të paluajtshme në Shqipëri, për të përfituar nga eksperienca e gjatë dhe e suksesshme e NAR si në terma të ofertave formative për agjentët dhe brokerat tanë, por, dhe për më tepër, si një markë cilësie në tërheqjen e investimeve të huaja në këtë sektor në Shqipëri.
Sot, NAREA e gjen veten në pozitën e një aktori lider në sektorin e pasurive të paluajtshme në Shqipëri, duke qenë e vetmja organizatë e tillë në vend dhe më e madhja ndër organizimet profesionale dhe ato të sipërmarrjes, me mbi 500 anëtarë, por gjithashtu edhe në rolin e promovuesit të praktikave të biznesit, bazuar mbi etikën dhe rregullimin ligjor në fuqi.
Në kuadër të këtij partneriteti strategjik dhe Akademisë së NAR, NAREA synon zgjerimin e veprimtarive të saj, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Përmes Akademisë së NAR, NAREA sjell ofertën më të mirë të njohur ndërkombëtarisht në fushën edukimit në real estate.
Lexo: Gabimet me paratë mund të jenë të frikshme
Për qëllime të kësaj akademie dhe në bashkëpunim me Institutet në varësi të NAR, të tilla si Institutin e Biznesit të Pasurive të Paluajtshme (REBI) dhe Qendrën e Zhvillimit të Ndërmjetësuesve (CRD), NAREA do të ofrojë 20 Tituj dhe Certifikime Profesionale Ndërkombëtare brenda një kuadri prej mbi 100 trajnimesh, të cilat do të janë të vlefshme për Ndërmjetësit e Pasurive të Paluajtshme në Shqipëri, dhe më gjerë në rajon, duke i dhënë udhë kështu edukimit të vazhdueshëm të ndërmjetësve dhe përmirësimit të ofrimit të shërbimeve në ndërmjetësim.
Në të njëjtën kohë, drejtuesit thonë se, NAREA është duke e shtrirë fushën e saj të bashkëpunimit, jo vetëm në nivel federal me NAR, por gjithashtu në nivel shteti, përmes nënshkrimit të marrëveshjeve me Orlando Regional Realtors® Association (ORRA) dhe Miami Association of Realtors®, Përmes së cilave NAREA do jetë në gjendje të mundësojë platforma dhe oportunitete B2B që do të rezultojnë në rritjen e IHD-ve në Shqipëri.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.