Ja se si të përditësoni cilësimet e privatësisë në të gjitha aplikacionet tuaja - Business Magazine Albania

Ja se si të përditësoni cilësimet e privatësisë në të gjitha aplikacionet tuaja

cilësimet e privatësisë

Merrni përsëri kontrollin e privatësisë tuaj.

A keni folur ndonjëherë për një produkt super specifik me një mik dhe e keni parë të reklamuar në një nga mediat tuaja sociale disa orë më vonë? Nuk je vetëm.

BDG Studios[1] dhe OnePoll anketuan 1000 përdorues të gjeneratës Z në SHBA për të mësuar se si ata menaxhojnë çështjet e privatësisë dhe sigurisë në telefonat e tyre. Ne zbuluam se 69% e pjesëmarrësve mendojnë se bisedat e tyre private ose personale përgjohen përmes pajisjes së tyre.

Në çdo veprim që bëni online, duket sikur vazhdimisht po ekspozoni të dhënat tuaja. Për fat të mirë, ka disa mënyra për të mbajtur informacionet tuaja të sigurta, ndërsa shijoni çdo moment gjatë lundrimit tuaj në internet.

Për më tepër, nëse jeni të trembur nga mendimi se dikush po dëgjon bisedat tuaja, sigurohuni që të rregulloni aksesin e kamerës dhe mikrofonit në cilësimet e telefonit tuaj.

Një këshillë tjetër? Kontrolloni kategorinë Permission Manager në telefonin tuaj, e cila ju lejon të shihni se cilat aplikacione mund të kenë akses në të dhënat tuaja. Plus, mund të përditësoni lehtësisht cilësimet tuaja në mënyrë që të keni kontroll transparent mbi informacionin që ndahet në aplikacionet tuaja.

E fundit, sigurohuni që të përditësoni fjalëkalimet tuaja rregullisht dhe mos përdorni informacione personale. Në sondazhin tonë, pothuajse gjysma e të anketuarve pretenduan se përdorin detaje të jetës personale (si data e lindjes) në fjalëkalimet e tyre.

Më keq akoma, 40% pretenduan se përdorin të njëjtin fjalëkalim në disa llogari. Me një fjalë? Mos e bëni.

Nëse ndiheni sikur është koha për të rimarrë përgjegjësinë për të dhënat dhe sigurinë tuaj, jeni me fat. Me Security & Privacy Dashboard të Samsung-ut, ju jeni personi që përcaktoni se kush dhe kur mund të aksesoj të dhënat tuaja.

A nuk është koha që të rimerrni kontrollin e privatësisë suaj? Mësoni më shumë se si Security & Privacy Dashboard ju ndihmon të menaxhoni cilësimet e privatësisë të aplikacioneve.

*Kjo përmbajtje u publikua fillimisht në Bustle, më 22 dhjetor të vitit 2022. Kliko këtu për më shumë informacion.

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve digjitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën news.samsung.com.

[1] Samsung bashkëpunoi me Bustle Digital Group (BDG) për të kryer një anketë në internet midis nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2022 me një kampion prej 1000 banorësh të SHBA-së midis moshës 18 dhe 25 vjeç.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0