Krifca në Itali: të krijojmë marka të përbashkëta në bujqësi - Business Magazine Albania

Krifca në Itali: të krijojmë marka të përbashkëta në bujqësi

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, ka theksuar në Asamblenë e Koalicionit të Tregjeve të Vogla për Fermerët, në Romë, se nga bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë synojmë të kemi në të ardhme, produkte të përbashkëta dhe etiketa të përbashkëta.

Ajo mori pjesë në këtë event me ftesë të ministrit italian të Bujqësisë, Francesco Lollobrigida.

Ministrja vuri në dukje se “Italia është është partneri më i rëndësishëm tregtar i Shqipërisë, me një vëllim shkëmbimesh mbi 4 miliardë euro në vitin 2022, ku mbi 10 % e volumit tregtar i përket mallrave bujqësore”.

Krifca tha se “vitet e fundit ne kemi qenë dëshmitarë të një rritjeje të jashtëzakonshme të partneriteteve midis kompanive tona dhe ndërmarrjeve italiane që operojnë në industrinë ushqimore”.

“Ajo që shoh në të ardhmen është bashkëpunimi dhe markat gjithnjë e më shumë të përbashkëta. Shoh produkte të përbashkëta dhe pse jo, etiketa të përbashkëta: “Made in Albania” dhe “Made in Italy”, tha Krifca.

Lexo: Konfindustria: fiskalizimin e tregut të karburanteve, një hap i duhur

Vitin e kaluar kemi eksportuar mbi 500 milionë euro produkte bujqësore, sipas ministres Krifca. Ajo theksoi lehtësimin e procesit të mekanizimit, duke eliminuar të gjitha taksat për shumicën e makinerive të importuara dhe mjetet e transportit.

Ministrja Krifca deklaroi se “për të arritur objektivin tonë prej 1 miliard euro eksporte brenda vitit 2030, nuk mund të anashkalojmë asnjë mundësi për t’u rritur dhe për të bashkëpunuar”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0