AKU dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore: po bëjmë kontrollet e nevojshme ushqimore në treg - Business Magazine Albania

AKU dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore: po bëjmë kontrollet e nevojshme ushqimore në treg

Instituti i Sigurisë Ushqimore

Drejtuesit e AKU dhe Institutit të Sigurisë Ushqimore kanë bërë të ditur se po bëhen kontrolle mbi sigurinë ushqimore në treg. Sipas tyre, aplikohet plan unik, i njëjtë me vendet e Bashkimit Europian, për kontrollin e mbetjeve të produkteve veterinare të kafshët e gjalla dhe produkte shtazore, duke garantuar siguri ushqimore në tregjet e vendit dhe mbrojtje të shëndetit të konsumatorit.

Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) Jeta Deda dhe drejtori i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, (ISUV) Roland Meçaj, deklaruan në një konferencë të përbashkët për shtyp se, “kontrolli i produkteve sipas këtij plani, përcaktohet me formulë të gatshme, sipas direktivave të BE dhe aplikohet në bazë të prodhimit kombëtar për produktet e mjaltit, vezëve, peshkut etj”.

Meçaj tha se, në vitin 2022 është rritur numri i kampioneve të cilat analizohen.

“Janë planifikuar 1958 kampione, 500 kampione më shumë se niveli minimal detyrim në planifikim mbi bazë të prodhimit vjetor për produktet bujqësore. Për këto 1958 kampione janë realizuar 3041 analiza, pra një mesatare 1.5 analiza për një kampion. Nga këto kanë rezultuar 59 raste mbi normë, pra rreth 3% e totalit. Çdo rast jo konform është ndjekur bazuar në ligj nga strukturat përgjegjëse për të zbuluar hallkën e zinxhirit që ka nevojë të përmirësohet”. tha Meçaj.

Drejtoresha e AKU-së, Jeta Deda deklaroi se, “Produktet bujqësore shqiptare janë të pastra nga mbetjet e pesticideve dhe këtë fakt e konfirmojnë eksportet në rritje të prodhimeve bujqësore shqiptare, që në vitin 2022 prekën shifrën e 242 mijë tonë eksporteve në 80 shtete  të botës”,  theksoi Deda.

Ajo informoi publikun se përdorimi dhe kontrolli i mbetjeve të pesticideve në produktet bujqësore, kryhet bazuar në planin me bazë risku për bizneset dhe kulturat bujqësore, plan siç tha Deda, “është hartuar me mbështetjen e ekspertizës më të mirë europiane”.

Lexo: 3 Ndryshime të vogla në atë që thoni do t’ju bëjnë një folës bindës

Për të forcuar sigurinë ushqimore në vendin tonë, me mbështetjen e BE-së përmes projektit IPA për Sigurinë Ushqimore, dhe me ndryshimet ligjore të ndodhura, nga viti 2022 aplikohet dhe regjistri i përdorimit të produkteve të mbrojtjes së bimëve në fermë (fletorja e fermerit, e cila kontrollohet dhe në pikat e grumbullimit nga AKU).

Deda bëri të ditur se, nga totali i eksporteve bujqësore, në sistemin alert RASFF (sistemi i njoftimit të menjëhershëm për ushqimin) të Bashkimit Europian, janë sinjalizuar vetëm 5 ngarkesa gjatë të gjithë vitit.

Sipas saj, pesticidi i konstatuar si mbetje në këto ngarkesa është përfshirë menjëherë në planin e monitorimit të këtij viti.

“Siguria ushqimore është një proces në zhvillim i cili mbështetet në monitorim, ndjekje të rasteve jo konform dhe përmirësim të parametrave të ndryshëm. Është e rëndësishme të mos bëjmë politikë mbi sigurinë ushqimore, duke përhapur panik për produktin bujqësor vendas, kur nuk është ky rasti, por të lejojmë strukturat që të bëjnë punën e tyre, me rigorozitet dhe në funksion vetëm të konsumatorit”, deklaroi drejtoresha e AKU-së Jeta Deda.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0