Derisa bota e Inteligjencës Artificiale lulëzon, disa lojtarë në industrinë e kujdesit shëndetësor po kërkojnë të bëjnë një ndryshim të madh në shëndetin publik.
HMNC Brain Health – një kompani e teknologjisë shëndetësore me bazë në Mynih, Gjermani – është një prej tyre. Kompania po përpiqet të përdorë teknologji të reja të fuqizuara nga AI për të adresuar çështjet e shëndetit mendor.
Lexo edhe: Elon Musk thotë se Inteligjenca Artificiale ka fuqinë për të shkatërruar civilizimin
Kompania ka zhvilluar atë që përshkruhet si një mjet diagnostikues i “psikiatrisë precize” që përdor inteligjencën artificiale për të parashikuar, diagnostikuar dhe madje trajtuar depresionin.
Ndonëse teknologjia është ende në zhvillim, shefi mjekësor i HMNC-s, Dr. Hans Eriksson tha për Fox Neës Digital se mjeti mund të jetë i pari i këtij lloji në AI-n gjeneruese..
“Ne presim që të jemi ndoshta të parët që do të sjellim një shoqërues funksional diagnostikues së bashku me një trajtim të ri për depresionin”, tha ai. / Fox News
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto