Në varësi të cilës anë jeni, gjigandi i teknologjisë Microsoft është ose heroi që lufton për të sjellë disa nga videolojërat më të njohura te më shumë njerëz, ose personazhi i lig që po vret konkurrencën në këtë sektor. Pronari i Xbox ka nisur një fushatë për të bindur të tre rregullatorët e BE-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së që të mbështesin ofertën e saj prej 69 miliardë dollarësh për të marrë përsipër Activision Blizzard, pronar i lojërave të suksesshme “Candy Crush” dhe “Call Of Duty”.
Përpjekjet për të krijuar kompaninë e tretë më të madhe të lojërave në botë për nga të ardhurat u lançua vitin e kaluar, por kompania tani duhet të adresojë shqetësimet nga të tre rregullatorët se nëse merr kontrollin e lojërave të tilla lider në treg, mund të mbysë konkurrencën.
Sony, i cili prodhon paisjen më të shitur PlayStation, thotë se marrëveshja do t’i japë Microsoft-it fuqinë për të kufizuar aksesin e rivalëve në ekskluzivitetin e njohur. Microsoft argumenton se nuk do të kishte kuptim financiar që ai ta bënte këtë.
Dhe autoriteti më i vështirë për t’u bindur mund të jetë Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve në Mbretërinë e Bashkuar (CMA), i cili në shkurt nxori gjetjet paraprake se marrja mund të dëmtojë konkurrencën dhe zgjedhjen e konsumatorëve.
Tregu britanik është më i vogël se ai i Shteteve të Bashkuara ose Bashkimit Evropian, por nëse CMA bllokon marrjen e Activision Blizzard, Microsoft ndoshta do të duhet të tërhiqet. / AFP
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto