Ergys Trimaci, sipërmarrësi që fokusohet tek motivimi - Business Magazine Albania

Ergys Trimaci, sipërmarrësi që fokusohet tek motivimi

Ergys Trimaci

Ergys Trimaci është 34-vjeç. Pas përfundimit të shkollës së mesme ai angazhohet fillimisht në bizneset familjare. Me kalimin e viteve ndërtoi rrjetin e bizneseve të tij. Fillimisht, e nisi me tregtinë e kitarave, një instrument shumë i rëndësishëm muzikor, për muzikanta, apo edhe thjesht për të apasionuarit e muzikës.

Ndërkohë, tek Ergysi, pasioni i fshehur ishte “Motivimi”. Ai mban seanca motivimi me të rinjtë, të cilët ndoshta kanë humbur busullën e orientimit apo besimin tek vetja. Këtë pasion e lidhi me leximin në një sipërmarrje tjeter. Ai hapi një dyqan të vogël, ku ka mundësi të shesë libra, me fokus sipërmarrjen dhe inovacionin.

Si ka lindur pasioni juaj për sipërmarrjen ?

Unë jam djalë në një familje që përherë ka ndjekur rrugën e biznesit dhe prindërit më kanë lënë trashegimi këtë gjë. Kanë qenë skeptikë nëse do t’ia dilja pa përfunduar ciklin e studimeve, por sot që reflektoj me veten për gjithçka që ka kaluar, mendoj që praktika është më e rëndësishme se teoria dhe mund të them me bindje që prinderit më përcollën kulturën e biznesit. Ne njerëzit, në thelb jemi shëmbëlltyrë e prindërve tanë.

Cilat kanë qenë mesazhet më të fuqishme që të kanë dhënë ata në biznes?

Në thelb më kanë thënë të qëndroj njeri. Unë e kam mision të qëndroj vetvetja dhe njeri që të mund t’ia dal me origjinalitet kësaj bote. Sot, njerëzit e drejtë vlerësohen pak, por unë në rrugën time të sipërmarrjes kam zgjedhur të jem origjinal. Vetëm kështu mund të krijojmë veten e papërsëritshme.

Cili ka qenë dështimi i parë nga i cili nuk u dorëzove ?

Nuk jam dorëzuar kurrë, pavarësisht që fillesat në një biznes janë shumë të vështira. Kanë qenë të shumta momentet që i thoja vetes “S’ke për t’ia dalë” . Më pas, e gjeja veten duke vrapuar sërish drejt ëndrrave të mia. Jam i lumtur që nuk jam shkëputur nga rutina ime prej uljeve që mund të kem pasur në jetë. Njeriu duhet të sfidohet për të qenë më pas i suksesshëm dhe t’i gëzojë arritjet. E kam parë veten përherë me sy optimist. Besoj se nuk ka asgjë që nuk arrihet dhe nuk ka problem që të zhyt. Ti mund të notosh fort, por jo të zhytesh.

Biznesi me kitarat në Shqipëri çfarë të ka mësuar ?

Më ka mësuar se shqiptarët janë një popull shumë i bukur që janë përherë në kërkim të gjërave të bukura dhe nuk është shumë e vështirë të ndjekësh një pasion.  Ne kemi klientë që kitarën e përdorin, jo vetëm për praktikë pune, por edhe për qejf. Ata zhvillojnë terapi nëpërmjet kitarës, gjejnë veten dhe ndjejnë kënaqesi. Është bukur të shohësh se si angazhohen njerëzit për ta bërë veten më të përparuar.

A është e vështirë të gjesh tregun ku blihen kitarat?

Është pak e vështirë, sepse në Shqiperi nuk ka treg kitarash. Ka vështirësi të gjesh persona që punojnë Kitara. Ne jemi të lumtur që bashkëpunojmë me tregun kinez. Kemi gjetur aty materiale shumë të mira, të cilat preferohen tepër.
Ergys Trimaci: E nisa nga zero "Ju tregoj rrugëtimin tim si u bëra sipërmarrës".

Cili do të ishte mesazhi juaj për të rinjtë e tjerë, të cilët duan të ecin në gjurmët tuaja ?

Për të rinjtë do doja që të gjenin guximin tek vetja për të bërë gjërat që duan dhe të mos tërhiqen në një moment që mund t’ju duket e vështirë. Le të bisedojnë me dikë, me njerëz që janë të fushës dhe të gjejnë rrugën e tyre. Do të rekomandoja edhe një psikolog, i cili mund t’i orientonte njerëzit drejt gjërave psikologjikisht të duhura.

Motivimi dhe librat, si i keni lidhur bashkë këto elementë?

Kam qenë ndjekes i seancave të motivimit dhe kam ndjekur frymën e tyre. Më pas testova miqtë e mi nëse edhe ata kishin nevojë për libra motivues dhe rezultoi që kishin një dëshirë të madhe. Dëshirë që buronte nga nevoja për të mësuar. Kështu unë hapa një dyqan fizik dhe online, ku shes vetëm libra. Ajo që më dallon në treg është që i kushtoj shumë rëndësi klientit, duke e ndihmuar atë të bëjë zgjedhjet e duhura.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0