Vetë dimensioni i së vetmes bankë të madhe zviceriane, bankës së “re USB”, jep arsye për t’u shqetësuar. “Një zombi u zhduk, por u krijua mostra tjetër”, komentonte në fillim të javës gazeta “Neue Zürcher Zeitung” shkrirjen e detyrueshme të bankës Credite Suisse me konkurenten shumëvjeçare. “Rreziku u mënjanua hë për hë, sepse kandidati në gjendje të dobët u largua nga tregu dhe mbështetet tani shumë nga një bankë gati dyfishi i asaj që u vendos nën kontroll,” thotë Martin Lück, kryestrateg gjerman në administruesin më të madh të pasurive të botës, Blackrock.
Përveç kësaj nga ky hap janë siguruar garanci shtesë. Por: “Nëpërmjet këtij hapi është krijuar natyrisht një monolit, një bankë shumë më e madhe, që është me të vërtetë një bankë Too big to fail, aq e madhe saqë nuk mund të rrëzohet, dhe bankë shumë e rëndësishme për sistemin.” Sepse banka e re do arrijë të ketë me gati 1,58 bilionë eurot, dyfishin e prodhimit të brendshëm bruto të Zvicrës. Banka është tashmë aktive në të gjithë botën, si për manaxhimin e pasurive ashtu edhe si bankë investimesh. Një arsye kjo, pse bankat e mëdha kombëtare shprehën javën e kaluar gatishmërinë për të zgjeruar mundësitë e bankave të biznesit, që të marrin dollarë hua me afat të shkurtër. Në këtë mënyrë do të mënjanohet rreziku i mungesës së likuiditetit në sistemin botëror financiar.
Shkurtimet e mëdha të pashmangshme
Me marrjen nën kontroll të bankës, drejtuesit e deritanishëm të USB ndodhen para detyrave herkuliane. Sepse këshilli administrativ drejtohet nga bankieri me përvojë në fushën e investimeve, Colm Kelleher, i cili ka punuar 30 vjet me radhë në bankën amerikane të investimeve Morgan Stanley, të cilën e nxorri nga kriza financiare nga 2007 në 2009, duke qenë shef i financave të saj. Drejtimi operativ është marrë që nga viti 2020 nga holandezi Ralph Hamers, që ka qenë më parë drejtor i bankës së madhe, ING. Atij i duhet tani të vendosë rregull.
Deri një e pesta e 50 mijë punonjësve të Credit Suisse mund të humbasin punën nga falimentimi i bankës së tyre. “Në modelet e biznesit ka mbivendosje të mëdha”, thotë Martin Lück nga Blackrock, dhe përmend sektorët e admininstrimit të pasurive dhe bankave të investimeve. “Në këto sektorë do të ketë shkurtime të mëdha për ta bërë bankën e re të jetë profitabël.”
Deri sa mori drejtimin e USB në shtator 2020, Hamers ka punuar gati 30 vjet për koncertin hollandez financiar, ING. Mbas krizës financiare ai ristrukturoi bankën në krye të së cilës ndodhej që prej 2013, dhe e ktheu atë në një bankë digjitale moderne. Reputacioni i tij ka rënë për shkak të një skandali larje parash, të cilën banka e mbylli pesë vjetë më parë duke paguar një kompesim prej 775 milionë eurosh. Megjithatë një proces hetimor kundër tij është ende i hapur dhe kërkon të nxjerrë pse nën drejtimin e Hamersit, Grupi financiar ING nuk arriti të luftonte larjen e parave.
Kontrollori zviceran i bankave, Finma ndodhet para një detyre edhe më të madhe. Zëra të veçantë kritikë u dëgjuan për shkak të mungesës së kontrollit të bankës Credit Suisse, për të cilën dihej prej muajsh se ndodhej në vështirësi. A duhej ta kishte vëzhguar bankën më herët dhe sidomos a duhej të kishte vepruar? Kjo është një nga pyetjet që dëgjohet në treg.
Lexo: Franca i bashkohet vendeve që ndalon përdorimin e TikToknë telefonat zyrtarë
Çfarë është duke bërë Banka Kombëtare Amerikane?
Interesante është të shihet se cilat banka përfitojnë tani nga shkrirja e bankave në Zvicër. Sepse faktikisht Credit Suisse dhe UBS janë rivalë të fortë. Shumë klientë të njërës bankë kanë marrë me vetëdije vendim për atë bankë dhe jo për bankën tjetër. Kurse të tjerët kanë pasur lidhje biznesi me të dy institucionet, sepse kanë dashur të jenë diversifikues. Këta klientë mund të shkojnë tani me llogaritë e tyre bankare tek banka të tjera më të vogla ose tek administruesit e pasurive në Zvicër apo në pjesë të tjera të Europës.
Në afat të shkurtër bursistët mezi presin të shohin si do të reagojë ndaj turbulencave të tregut financiar Banka Kombëtare amerikane, Fed, të mërkurën (22.03.2023). A do të vazhdojë ajo të qëndrojë në kursin e ashpër të luftimit të inflacionit? Kjo do jetë sërish zgjatje dore për të marrë bombone nga kutia e bomboneve, shkruan ekspertja e valutave të bankës Commerzbank, Antje Praefcke: “Me sa më kujtohet mua, përqindjet e interesit të Fed nuk kanë qenë kurrë kaq të shtrira kundrejt njëra-tjetrës, nga 0 në 25 deri 50 pikë.” Kjo është e vetëkuptueshme, sepse në fund të fundit problemet e sektorit bankar e kanë pasur pikënisjen në SHBA.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.