Në të kaluarën , ekspertët e menaxhimit të kohës do të rekomandonin që ju ta ndanit kohën në varësi të punëve që keni. Punët A, punët B, punët C. Koncepti ishte që te bëheshin në fillim punët A , më pas punet B , më pas ato C. Nëse prioriotet ndryshojne , ju thjesht do të ndryshonit rradhen e A-së, B-së, C-së. Nëse do të ndiqnit disa rregulla bazike të menaxhimit të kohës , atëherë është e mundur të bëheshin të gjitha aspektet e punës.
Kjo mënyrë mendimi përfundoi gjatë recesionit në 2007-2009. Mes janarit të 2008 dhe shkurtit të 2010 u humbën 8.8 milionë punë. Dhe pse vendet e punës u pakësuan, puna nuk u ul. Mësuesit përfunduan duke patur më shumë nxënës në klasë, operatorët telefonikë patën më shumë telefonata dhe menaxherët përfunduan me më shumë njerëz për të menaxhuar, duke qenë se grupet u bënë më të konsoliduara. Pavarësisht pozicionit, të gjithë përfunduan me më shumë punë. Edhe pse një rritje reale të produktivitetit që atëherë, ditët e punëve A,B,C mbaruan.
Mbingarkimi ishte normaliteti i ri.
Për këtë arsye heqja “qafe” e punëve me vlerë të ulet u bë një cështje jetë a “vdekje” profesionale. Dizenjoni një punë më të lehtë për veten tuaj.
Ja se kur duhet ta bëni:
- Kur filloni një punë të re. Ju duhet të keni një perspektivë të freskët se çfarë duhet bërë dhe ju mund ta dalloni punën që ka më pak vlera më lehtë. Hidhini një sy gjithçkaje në pjatën tuaj. Propozojini qëllime 3-mujore menaxherit tuaj dhe eleminoni punët e panevojshme.
- Kur ju jepet më shumë përgjegjësi sesa bëni aktualisht. Ju keni mundësi të ristrukturoni punën dhe të prezantoni planin tuaj. Ofrojini zgjedhje menaxherit tuaj: “ Duhet të drejtoj këtë task-force, duke qenë se më merr 20% të kohës? Apo duhet …?”
Lexo: A ndihemi të barabartë në kushtet e punësimit, me një pagë të njëjtë apo me vlerë të njëjtë?
- Kur është një riorganizim, duhet të keni kujdes që te mos merrni më shumë detyra se sa duhet. Njerëzit kanë një tendencë të menduarit që nuk mund të thonë jo ose që ata do të jenë personi tjetër që do pushohet. Por, në fakt pas një riorganizimi “të mbijetuarit “ janë kritikë në suksesin e ardhshëm të organizimit dhe çdo rikonstruktim i punës tuaj do të shihet pozitivisht.
- Kur keni bërë një punë të mrekullueshme dhe të gjithë po festojnë, është koha e duhur për të kërkuar diçka. Kërkoni ndihmë për të reduktuar punën tuaj me më pak vlerë nga produktiviteti i kompanisë ose nga gurutë e teknologjisë së informacionit.
Si ta bëjmë këtë gjë?
- Hiqeni nga detyrat
Një kontrollues i zgjuar prodhonte raporte mujore që askush nuk i lexonte. Ai u kërkoi punonjësve të votonin 3-4 më të rëndësishmet dhe ndaloi së prodhuari ato që si duheshin askujt. Një mënyrë tjetër është të pyesni klientët nëse nuk mund ta bëni diçka, njësoj siç nënpunësit e dyqaneve me pakicë pyesin klientët nëse e duan faturën. Ideja është që të ndaloni së bëri diçka që nuk është e rëndësishme, por më parë të siguroheni qe nuk ju fut në telashe mos bërja e kësaj detyre. - Automatizoni
Nëse nuk është shumë e rëndësishme është e lehtë të automatizohet. Mjaftoni të gjeni një koleg nga departamenti i IT që t’ju ndihmojë ta bëni. Nëse jeni duke bërë skedulime, pranime, apo duke bërë planifikime standarde me shumë siguri ekzistojnë aplikacione që mund t’i përdorni për të lehtesuar punën tuaj. Mjafton të vendosni çfarë doni të bëni dhe të gjeni dikë që t’ju ndihmojë. - Vendosni rregullat tuaj
Kufizohuni në çfarë jeni duke bërë dhe sigurohuni që njerëzit i dinë rregullat tuaj. Një profesor vendosi të shkruante referenca personale për këshilltarët e tij dhe studentët e seminareve të tij dhe e njoftoi këtë në leksionet e tij. Kjo gjë i kurseu atij shumë orë. - Çdo javë, rezervoni të njëjtin orar për veten tuaj në punë
Përdoreni këtë kohë për të kuptuar sesi të reduktoni punët me vlerë të ulët. Mjafton një orë për të bërë diferencën. Zgjidhni një kohë dhe qëndrojini besnik asaj. Mbylleni derën nëse keni, ose gjeni nje dhomë konferencash. Do të duhet pak kohë derisa njerëzit të mësohen që të mos ju ndërpresin gjatë kësaj kohe, por nëse jeni këmbëngulës me mirësjellje do të funksjonojë. Duhet të përdorni qasjen e pediatrit dhe mbani një orar telefonatash. Tregojuni njerëzëve kur jeni të lirë për ndërprerje të çdo lloji dhe kur jo.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.