Meta përjeton rritjen më të fortë në një dekadë, duke shtuar 100 miliardë dollarë në vlerë - Business Magazine Albania

Meta përjeton rritjen më të fortë në një dekadë, duke shtuar 100 miliardë dollarë në vlerë

Aksionet e Metës u rritën të enjten pasi kompania raportoi fitime më të mira se sa pritej, tha se do të blinte mbrapsht miliarda dollarë në aksionet e saj dhe kapërceu një sfidë gjyqësore ndaj ambicieve që ka për ndërtimin e platformës metaverse.

Aksionet e gjigantit të teknologjisë, pronarit të Facebook, Instagram dhe WhatsApp, u rritën me më shumë se 23 për qind, fitimi më i madh ditor i kompanisë në gati 10 vjet. Dhe ishte një lëvizje e madhe për një kompani me madhësinë e saj, duke shtuar afro 100 miliardë dollarë në vlerën e tregut në një ditë të vetme, ose rreth po aq sa i gjithë kapitalizimi i tregut të Citigroup.

Lexo edhe: ChatGPT arrin në 100 milionë përdorues. Aplikacioni open AI me rritjen më të shpejtë

Pasi e mbylli vitin e kaluar me humbje me më shumë se 60 për qind, aksionet e Metës janë rritur më shumë se 50 për qind këtë vit, pasi investitorëve të teknologjisë kanëfilluar të jenë entuziastë sërish. Nasdaq Composite, një indeks që përfshin shumë kompani të teknologjisë, përfshirë Meta, është rritur gati 20 për qind këtë vit./ New York Times 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0