Media franceze “Le Monde” i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë turistike, ku këtë herë është fokusuar në Alpet shqiptare duke e cilësuar si “një parajsë e vogël e gjelbër për alpinistët që kërkojnë shtigje që nuk janë as shumë të rrahura dhe as shumë të shtrenjta të Thethit dhe Valbonës”.
Në reportazhin e “Le Monde” theksohet koha e komunizmit dhe mbylljes së vendit por dhe rikthimi i Shqipërisë si një vend turistik që shpreson të zëvendësojë Kroacinë pas pak vitesh dhe të kthehet në një “parajsë ballkanike”.
“Pikat e forta për këtë? Një kryeqytet që është ofruar për të ngjyrosur dhe shumëfishuar veprat e artit të rrugës, qytetet kulturore të jugut, plazhet e Adriatikut dhe malet që ofrojnë mundësi të mrekullueshme për ecje”, thuhet në reportazhin e “Le Monde”.
Thethi dhe Parku Kombëtar i Valbonës janë cilësuar si mrekulli të natyrës mes Alpeve shqiptare, të cilët vizitohen nga alpinistë që vijnë nga kudo, evropianë, indianë dhe amerikanë.
“Maja e Jezerces, 2694 metra, është maja më e lartë dhe është një destinacion gjithnjë e më i popullarizuar nga të apasionuarit pas ecjes dhe të tërhequr nga bukuria e peizazheve. Lugina e Valbonës, një park kombëtar 8000 hektarësh, është më i vizituari nga këto rajone. Nga Valbona arrihet në fshatin alpin më të mirë të ruajtur në rajon: Thethin. Ngjitja në qafën e Valbonës (1759 m) është e gjatë. Është fillimi i vjeshtës. E kuqja e ahut flakëron, duke i dhënë ngjitjes një ajër të verës indiane. Shtegu ngjitet midis pemëve të arrave, gështenjave, mollëve të egra dhe një shumëllojshmëri bredhash shumë e përhapur në Evropën Lindore. Boronicat, luleshtrydhet e egra dhe shegët rriten në anë të rrugës”, thuhet në reportazh.
Ky reportazh është shpërndarë edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se “kolosi mediatik francez “Le Monde” i rikthehet Shqipërisë, këtë herë me një reportazh të dedikuar alpeve tona, Thethit e Valbonës, duke e përshkruar një “parajsë të vogël e të gjelbër për alpinistët që kërkojnë shtigje që nuk janë as shumë të rrahura”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.