Teknologji, startup! Shpresa për rimëkëmbje - Business Magazine Albania

Teknologji, startup! Shpresa për rimëkëmbje

Teknologji, startup! Shpresa për rimëkëmbje

Në një kohë të vështirë si kjo e pas pandemisë dhe luftës ende të hapur Rusi-Ukrainë, ulja e shpenzimeve është mendimi i parë që mund t’ju vijë në mendje. Por, sipërmarrja private dhe qeveria shqiptare kane treguar një qasje tjetër si kundërpërgjigje ndaj një rënie të mundshme të shitjes, prodhimit dhe eksportit. Inovacioni, teknologjia, startupet, idetë e reja të biznesit u bënë kryefjalë e muajve të fundit. Dhjetëra evente, qindra startupe shpalosën idetë e tyre në konkurse të ndryshme. Dhjetëra ekspertë, të huaj dhe vendas u angazhuan në trajnim e mentorim. 

Vetë kompanitë e teknologjisë, financës, aktorët në fushën e turizmit po tregojnë interes për sipërmarrje të reja, inovative. 

Businessmag sjell në këtë artikull disa nga  eventet më të spikatura, të nisura nga sipërmarrje apo organizata, por të mbështetura nga Ministria e Sipërmarrjes, apo edhe organizata të tjera ndërqeveritare. Në gjallërimin e aktiviteteve të teknologjisë ndikoi edhe shpallja e Tiranës kryeqyteti i rinisë, i cili erdhi me disa programe inovative, dhe koncerte të shumta.   

Shtatori ndezi motorrat e disa prej eventeve më në zë të ekosistemit dhe hapi aplikimet për gjithë kompeticionet e startup-eve. Duke filluar nga konkurset, hackathon-ët deri te eventet me tematika specifike morën hov përgjatë periudhës shtator-nëntor. Në vijim sjellim ndodhitë e fundit nga Ekosistemi Shqiptar i Sipërmarrjes!

POROSIT BUSINESS MAGAZINE 30

Tirana Digital Nomad Festival

Për herë të parë në Shqipëri u organizua një festival gjigand 3 ditor dedikuar nomadëve digjitalë dhe konceptit të të “jetuarit digjital”. Tirana Digital Nomad Festival (TDNF), i organizuar nga BashkiaTiranë, me mbështetjen e shumë aktorëve të ekosistemit, një ndër ta Business Magazine, mblodhi një numër të madh nomadësh digjitalë dhe turistësh në Tiranë për të ndjekur panele të larmishme, duke filluar nga: Praktikat e Silicon Valley, seminar në Design Thinking, Diaspora shqiptare dhe ekosistemi ICT, E ardhmja e qyteteve për nomadët, E ardhmja e IoT, etj. 

Mes folësve të ftuar ishte Marvin Liao, investitor global, i cili tha se, “në evente të tilla vijnë gjithnjë ide të reja nga jashtë, të cilat bëhen bashkë me idetë lokale dhe krijohen gjëra të reja”.

Çfarë mendon ai për startup-et e reja në Shqipëri, e mësoni në intervistën e plotë në Youtube.

Arta Statovci vinte si përfaqësuese e Unilever Dove Innovation dhe mbështeti fort idenë se “remote” është një mundësi e madhe për Shqipërinë. 

“Kam pritshmëri shumë të larta për Shqipërinë, sepse e di sa të talentuar janë njerëzit, sa shumë gjuhë flisni, sa të dedikuar janë të rinjtë. Gjithashtu di çfarë ju është dashur të kaloni për të qenë këtu sot, ndaj shoh shumë mundësi për të ardhmen”, tha ajo.

Uranik Begu, drejtor ekzekutiv i ICK në Kosovë ishte pjesë e panelit “Rrjetet globale investojnë në komunitete lokale: Si gjendet balanca?”.

Sipas tij, “Është një moment shumë i mirë për të kthyer vëmendjen te Shqipëria, si një ekosistem në zhvillim e sipër, i cili ka një potencial të hatashëm. Më vjen mirë që po shoh diversitet të vizitorëve, të cilët ndajnë këtë vizion të përbashkët.”

Frank Hysa, drejtor inovacioni në Volvo Group ishte një ndër zërat që u shprehën për Business Magazine: “Unë jetoj në Amerikë tashmë, e kam lënë këtë shtet kur këtu nuk kishte asgjë dhe po vij po shoh një komunitet të ndërtuar, energji, ndryshime. Ndaj jam shumë i lumtur që kaq shumë investitorë, nomadë digjitalë, themelues biznesesh kanë udhëtuar botën për të qenë këtu sot.”

JuniorUp Demo Day

Junior Achievement of Albania solli një kompeticion me shpërblime edhe më të mëdha për fituesit. JuniorUp mbajti finalen me 15 shtator, pas një procesi mentorimi.

Blerina Guga, shefe ekzekutive e Junior Achievement of Albania, foli për rrugëtimin e kësaj organizate.

Startup-et pjesëmarrës u trajnuan për 150 orë nga 8 ekspertë të aspekteve të ndryshme të biznesit dhe 1 ekspert i huaj. Idetë që arritën në finale ishin:

  • Arbis – një biznes në fushën e stilimit të veshjeve, i cili do të ofrojë dizajne të personalizuara, i prezantuar nga Arla Çarçiu.
  • Crazy Creative House – një agjensi kreative, e fokusuar në UI/UX design, për të sjellë zgjidhje unike dhe user-friendly për bizneset, prezantuar nga Kristi Kumria.
  • Dora Creative – një agjensi marketingu, e cila funksionon totalisht me freelancers, e prezantuar nga Oriana Çekrezi dhe Antonio Demiri.
  • LikSad e-bikes – një biznes dhënie me qera të biçikletave elektrike dhe guidave të qyteteve të ndryshme, prezantuar nga Sadi Lika.
  • Performo – një platformë, e cila bën bashkë trajnerët e sportit me sportistët profesionistë dhe fushat, ku mund të kryejnë trajnime, prezantuar nga Fjona Huta.
  • Switch Technologies – një akademi programimi me bazë aktuale në qytetin e Elbasanit, prezantuar nga Kleo Zane dhe Klised Rungo.

Fituesit e natës finale u shpallën: Dora Creative, LikSad e-bikes, dhe Switch Technologies, duke u bërë kështu secili përfitues të një çmimi prej 10 000€.

Zbulo gjithë eventet e sezonit, porosit tani!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0