StartUp Grind Tirana ka gati eventin e saj të radhës për fundvitin e 2022. Kësaj here e ftuar është një sipërmarrëse seriale Sabi Osmani, në një takim produktiv dhe të hapur më 17 Janar në Protik.
Sabi është CEO & Themeluese e Easy Albania, një biznes revolucionar që ndryshon mentalitetin e individëve në lidhje me blerjet online dhe krijon lehtësira në jetën e secilit duke sjellë inovacion në tregtinë elektronike.
Sabi nuk është e ri në fushën e sipërmarrjes. Ajo e bëri sipërmarrjen e saj të parë në një moshë shumë të re, ku vendosi të krijojë një kompani marketingu dhe telemarketing e cila ka qenë e suksesshme për shumë vite.
Lexo edhe: Sipërmarrësja e famshme Helen Doron do t’i bashkohet StartUp Grind në 17 nëntor
Sabi ka përfunduar studimet universitare për Shkenca Sociale në Universitetin e Tiranës dhe për Ekonomi në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Profili social i dha asaj ndjeshmëri për çështjet e barazisë gjinore dhe lobimit për fuqizimin e grave. Ajo ka luajtur një rol aktiv në promovimin dhe inkurajimin e grave në biznes, duke marrë pozicionin e Drejtoreshës së Global Women Club Albania dhe Kosovë.
Sabi është gjithashtu lider në një biznes që ofron shërbime për Outputet e Proceseve të Bizneseve dhe shërbim ndaj klientit për kompani të fuqishme në tregun vendas, por jo vetëm, duke u bërë pjesë e suksesit dhe rritjes së këtyre kompanive.
StartupGrind Tirana i fton të gjithë për një mbrëmje speciale dhe produktive në Protik, më 21 Dhjetor! Do të jetë një hapësirë ku ne rrjetëzohemi me sipërmarrës dhe profesionistë nën frymën e sipërmarrjes! Rezervoni biletën tuaj Early Bird pikërisht këtu
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto