Kumbaro: Shqipëria, zero ndotëse në raport me vendet e tjera! - Business Magazine Albania

Kumbaro: Shqipëria, zero ndotëse në raport me vendet e tjera!

E pranishme në Konferencën Ndërkombëtare për Mundësitë Ekologjike për Sektorin Financiar në Shqipëri të organizuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Ambasada Zvicerane dhe Banka Botërore, Kumbaro tha se, “Shqipëria është zero ndotëse për ngrohjen globale në raport me vende te tjera”.

Ministrja  Kumbaro tha se një nga politikat e rëndësishme që ka ndërmarrë qeveria përballë sfidave të kushteve klimaterike është nisma që Shqipëria i është bashkuar koalicionit global për uljen e CO2 në mjedis.

Gjithashtu vijoi ajo, Shqipëria ka përmbushur përshtatjen e aspektit ligjor sipas standardeve më të mira përsa i përket mbrojtjes nga ndryshimet klimaterike.

Në këtë aspekt vijoi Kumbaro përparësi ka marrë edhe zgjerimi i Zonave të Mbrojtura.

“Ne sot kemi rritur nga 17% në 21.5% territorin e Zonave të Mbrojtura ndërsa do të mbajmë angazhimin për rritjen e këtyre sipërfaqeve”, tha ministrja.

Ajo vuri fokusin në bashkëpunimin me institucionet financiare për investime të gjelbra që mbrojnë mjedisin dhe i përgjigjen impaktit të strategjisë së gjelbër që tashmë Shqipëria e ka hartuar me fokus sfidat e posaçme që adreson ndryshimet klimaterike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0