Biblioteka spektakolare në Dubai me më shumë se 1.1 milionë libra të shtypur dhe dixhital - Business Magazine Albania

Biblioteka spektakolare në Dubai me më shumë se 1.1 milionë libra të shtypur dhe dixhital

Një prej bibliotekave më të veçanta ku vizitorët mrekullohen sapo futen brenda, ndodhet në Dubai. Biblioteka  Mohammed Bin Rashid u hap në qershor për të gjithë vizitorët vendas dhe të huaj.

Duke u bashkuar me panteonin e depove të librave klasik botëror, krahas librave si Biblioteka Britanike e Londrës dhe Bibliotheca Alexandrina e Egjiptit, biblioteka e re në Dubai ka kushtuar një miliard dirhemë, ose rreth 272 milionë dollarë. Biblioteka ka më shumë se 1.1 milionë libra të shtypur dhe dixhital të vendosur në objektin prej 54,000 metrash katrorë.

Në katin e parë ndodhet Biblioteka e Fëmijëve, e krijuar për 5 deri në 11 vjeç  Rreth 17,000 tituj mbushin raftet vetëm në këtë bibliotekë. Në katin e shtatë ndodhet seksioni Thesaret e Bibliotekës Mohammed Bin Rashid. Më shumë një muze sesa një bibliotekë, koleksioni përfshin dorëshkrime të rralla, mjete kaligrafie dhe botime të para të veprave të mëdha letrare, disa prej të cilave datojnë në shekullin e 13-të. Në seksionin e hartografisë është një hartë e Gadishullit Arabik nga viti 1662 nga hartuesi holandez Joan Blaeu, një nga të parët që tregon veçori gjeografike si malet, oazet, pemët dhe brigjet e perlave. cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0