Ministrja Balluku: Nuk do të ketë kufizime energjie gjatë dimrit - Business Magazine Albania

Ministrja Balluku: Nuk do të ketë kufizime energjie gjatë dimrit

Balluku

Pavarësisht krizës globale, Shqipëria nuk do të aplikojë kufizime në furnizimin me energji elektrike për qytetarët gjatë dimrit.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku siguroi qytetarët se nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike.

Lexo edhe: Humbje të dhimbshme në rrjetin e energjisë elektrike

Deklarata e Ballukut u bë gjatë inspektimit të punimeve në lotin shtatë të Unazës së Madhe të Tiranës.

“Nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike, ashtu sikurse nuk kemi dëshirë të aplikojmë as fashën 800 kW”, deklaroi Balluku.

Për këtë, sipas Ballukut është e rëndësishme të ketë reshje.

Ndërkohë, fasha 800 kW për të gjithë konsumatorët familjarë të energjisë elektrike ishte planifikuar të hyjë në fuqi më 1 tetor, por vendimi u shty, pasi pati një përmirësim të situatës energjetike në vend.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0