Humbje të dhimbshme në rrjetin e energjisë elektrike - Business Magazine Albania

Humbje të dhimbshme në rrjetin e energjisë elektrike

energji

Mbi 1 mln Mwh energji humbën në rrjetin e shpërndarjes përgjatë periudhës janar – gusht të këtij viti për shkak të rrjetit të amortizuar apo vjedhjeve. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë sasia më e madhe e humbjeve erdhi si pasojë e rrejtit, me rreth 70% të totalit, ndërkohë që pjesa tjetër prej 30% u shkaktua nga lidhjet e paligjshme.

Në krahasim me të njëtjën periudhë të një viti më parë ka një reduktim të lehtë të humbjeve, por gjithsesi niveli mbetet i lartë, duke qenë se arrin në 20.4% të energjisë totale. Kjo nënkupton se shpenzimet për mbulimin e tyre për financat e kompanive publike janë të larta, duke marrë në konsideratë edhe çmimin e lartë me të cilin po blihet energjia në tregun e parregulluar.

Ndërkaq, qeveria ka vendosur të shtyjë emergjencën e funizimit me energji  deri në qershor të vitit që vjen, çka nënkupton se investimet janë të pezulluara, me përjashtim të atyre që konsiderohen si emergjente, çka nënkupton se rrjeti do të vijojë të jetë i amortizuar.

Gjithsesi, edhe objektivët e vendosur nga qeveria në kushte normale, parashikojnë një reduktim gradual të lehtë të humbjeve përgjatë 5 viteve të ardhshëm. Sipas planit të rishikuar në vitin 2021, reduktimi përgjatë çdo viti do të jetë më pak se 1% në vit, duke arritur në 17.8% në vitin 2026, nga 20.6% që ishte në fund të vitit 2021. Ky plan u miratua pas mos arritjes së objektivit në vitin 2019, ku synohej që humbjet të ishin në 14%.

Skantv

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0