Çmimi Nobel i këtij viti në kimi u është dhënë Carolyn Bertozzi, Morten Meldal dhe Barry Sharpless për punën e tyre në ndërtimin e molekulave që mund të përdoren për të krijuar ilaçe.
Puna e tyre, e njohur si ‘click chemistry’ që studion reaksionet e molekulave dhe ajo në fushën e kimisë bioortogonale, përdoret për të bërë ilaçe kundër kancerit, për të analizuar ADN-në ndër të tjera.
Hans Ellegren, Sekretari i Përgjithshëm i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave, shpalli fituesit të mërkurën në Institutin Karolinska në Stokholm, Suedi.
Bertozzi punon në Universitetin Stanford në Kaliforni, Meldal në Universitetin e Kopenhagit, Danimarkë dhe Sharpless në Kaliforni. Ky i fundit ka fituar më parë një çmim Nobel në vitin 2001. Ai është personi i pestë që e merr këtë çmim dy herë.
Vitin e kaluar çmimi iu dha shkencëtarëve Benjamin List dhe David WC MacMillan për gjetjen e një mënyre gjeniale dhe më të pastër mjedisore për të ndërtuar molekula që paneli Nobel tha se “tashmë po i sjellin shumë përfitim njerëzimit”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto