Konfindustria: Ngritja e komisionit hetimor për menaxhimin e sistemit energjitik, i vonuar - Business Magazine Albania

Konfindustria: Ngritja e komisionit hetimor për menaxhimin e sistemit energjitik, i vonuar

Konfindustria

Konfindustria, në kushtet e krizës energjitike të shpallur dhe shkaqet e krijmit të saj, i kërkon Kuvendit të Shqipërisë të krijojë komision hetimor për vlerësimin e menaxhimit të sistemit energjitik në vitet 2021-2022. Njëkohësisht, si pjesë e procesit të sipërpërmendur ERE/Enti Rregullator i Energjisë të thërritet në seancë dëgjimore në Kuvendin e Shqipërisë për të dhënë shpjegimet për vendimet e fundit për fashën e energjisë, 5- fishimin rritjes së çmimi dhe vlerësimin e pavarësisë institucionale të tij.

Konfindustria vlerëson, se ngritja e komisionit hetimor nga Kuvendi i Shqipërisë për menaxhimin e sistemit energjitik, është tepër e vonuar dhe duhet të ishte kryer menjëherë pas shpalljes së krizës energjitike në vitin 2021. “Vlerësojmë, se në vitin 2021 Shqipëria prodhoi 6.5% më shumë energji elektrike se nevojat për konsum të brendshëm dhe pa shpjegime kaloi në krizë. Ka të dhëna të shumta të besueshme, që shkaqet e kalimit në krizë energjitike në vitet 2021-22 lidhen me keqmenaxhimin skajor  të sistemit. Shpjegimet lidhur me kalimin në krizë energjitike në kushtet e mësipërme duhet të hetohen dhe të bëhen të njohura për publikun nga komisioni hetimor i Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin për mediat.

Konfindustria vlerëson, se Shqipëria, që prodhon energji elektrike nga burimet ujore, është relativisht e pavarur nga tregjet ndërkombëtare të lidhura me gazin rus dhe konfliktin në Ukrahinë. Në kushte të një menaxhimi normal të sistemit energjitik dhe strategjive profesionale Shqipëria jo vetëm nuk duhet të kishte kaluar në krizë energjitike, por duhet të kishte përfituar epersi të rëndësishme ekonomike dhe tregtare në kushtet e sotme të zhvillime ndërkombëtare energjitike.

Lexo: Krijohet “Policia e Dritave”, Rama: “Fashat energjisë mund të kthehen në nëntor”

Sipas Konfindustrisë, edhe në kushtet e çmimeve të sotme të parritura, bizneset dhe konsumatorët tariforë në Shqipëri kanë çmimet më të larta të energjisë elektrike dhe karburante në rajon. Rritja e mëtejshme e çmimeve të energjisë elektrike do të ishte shkatërruese për bizneset, mirëqënien e qytetarëve dhe zhvillimin e ekonomisë kombëtare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0