Krijohet “Policia e Dritave”, Rama: “Fashat energjisë mund të kthehen në nëntor” - Business Magazine Albania

Krijohet “Policia e Dritave”, Rama: “Fashat energjisë mund të kthehen në nëntor”

 ‘Policia e dritave’ është shërbimi më i ri në shtetin shqiptar. Shembullin për të përballuar dimrin kërcënues në kushtet e një krize globale energjitike, duket se qeveria po e nis nga vetja nën zbatimin e disa masave për kursimin e energjisë.

“Në të gjitha institucionet publike do të ketë një administrator energjie. Edhe ministria e arsimit po harton direktiva që të fiken të gjitha dritat pas përfundimit të mësimit. Po të vini në kryeministri nuk ndriçon më njësoj. Administrata duhet të kursejë 15%.” – tha kryeministri Rama.

Megjithatë, tërheqja e qeverisë për të rritur çmimin e energjisë për ato familje që do të harxhonin mbi 800 kë është e sigurtë vetëm për muajin tetor. Por kryeministri Edi Rama në përballje me komentet e shqiptarëve në Facebook, ju ktheu përgjigje se qeveria nuk ka hequr dorë nga ky plan masash, thjesht e ka shtyrë zbatimin për muajt në vijim.  Shpresa për anulim sipas tij mbetet vetëm duke pasur sytë nga qielli dhe  duke ndërgjegjësuar familjet që të vazhdojnë kursimin e energjisë.

Lexo edhe: Shtyhet rritja e çmimit të energjisë

“Janë dy elementë, janë reshjet, kemi pasur që kanë shtuar edhe pse jo në mënyrë të konsiderueshme, në Fierzë janë shtuar kuotat dhe elementi i dytë është një trend kursimi që ka bërë që nevoja për energji të jetë shumë më e ulët se sa parashikimi ne mund ta përballojmë. Nëse trendi do të vijojë dhe reshjet do të vijojnë ne do ta kalojmë pa asnjë të papritur. Në muajin nëntor do të vendoset fasha duke marrë parasysh parametrat ose do t’i rikthehemi diskutimit.” – u shpreh kryeministri.

Rama pranoi se kryesojmë në listën e vendeve me burimet ujore më të larta, por i cilësoi si të pamjaftueshme pasi nuk prodhohet më shumë 75% energji dhe pjesa tjetër duhet siguruar nga importi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0