Ministria e Financave në takim me FMN-në: “Kemi mbrojtur shtresat në nevojë nga kriza e çmimeve” - Business Magazine Albania

Ministria e Financave në takim me FMN-në: “Kemi mbrojtur shtresat në nevojë nga kriza e çmimeve”

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar kryesuar nga Yan Sun u pritën në një takim nga ministrja e ekonomisë, Delina Ibrahimaj e cila informoi mbi ecurinë ekonomike të vendit në kontekstin e ri të krijuar nga efektet e krizës energjetike, pas luftës së Rusisë në Ukrainë.

Gjatë këtij takimi, Ministrja Ibrahimaj, shprehu angazhimin për të ruajtur parametrat makroekonomik dhe vijuar konsolidimin fiskal, edhe pse rritja e çmimeve në tregjet globale ka dhënë efektet edhe në ekonominë shqiptare.

Lexo edhe: Sejko: BSH e gatshme të ndërmarrë veprime për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë

“Nga njëra anë kemi ndërmarrë politika lehtësuese për qytetarët dhe biznesin për të përballuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike dhe të inflacionit në përgjithësi, veçanërisht për shtresat më vulnerabël, si dhe nga ana tjetër kemi ruajtur qëndrueshmërinë e financave publike dhe stabilitetit makroekonomik të vendit”, u shpreh ndër të tjera Ministrja në këtë takim.

Sakaq shefja e misionit të FMN, Yan Sun u shpreh se disa prej fushave kryesore ku do përqendrohet misioni do të jenë analiza dhe perspektiva e treguesve makroekonomikë, fiskalë, monetare, financiarë, e të tjerë dhe projeksionet për to, do analizojë, vlerësojë dhe rekomandojë mbi objektivat e politikave fiskale, monetare, makro-prudenciale, e të tjerë, do analizojë planet fiskale dhe buxhetore të qeverisë, performancën e vitit 2022, financimin buxhetor, draft-buxhetin 2023 dhe plan-buxhetin afat mesëm, reformat strukturore, risqet, etj.

Misioni i FMN-së, i cili do të qëndrojë në Tiranë, nga 27 Shtator deri më 10 Tetor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0